Trendy

Berat Jakupi akuzon Valbon Limanin për hakmarrje politike: Kot e keni, nuk gjunjëzohem!

Para 1 orë

Sportisti dhe profesori i Edukatës Fizike, Berat Jakupi, i cili njëherit është edhe funksuonar në Lidhjen Shqiptare të Ziadin Selës, ka akuzuar kryetarin e Komunës së Gostivarit, Valbon Limanin për hakmarrje politike. Jakupi thotë se drejtoresha e shkollës e ka njoftuar se i janë shkurtuar orët pa asnjë arsye dhe në një kohë kur ka mungesë të kuadrit.

Postimi i plotë i Berat Jakupit:

 

Valbon Limani, goditjet e vazhdueshme ndaj meje nuk mund të më rrëzojnë!

 

Sot mora njoftimin nga drejtoresha se më janë ulur orët e punës. Pas 5 vitesh punë të pandërprerë me fond të plotë, papritur vendoset që orët e mia të shkurtohen.

 

Por pyetja që kërkon përgjigje është shumë e thjeshtë:

 

Në Komunën e Gostivarit ka mungesë të kuadrit në lëndën e edukimit fizik, ndërsa mua, pas 5 vitesh pune me fond të plotë, më ulen orët. Si shpjegohet kjo?

 

Valbon, nëse kjo është mënyra jote për të më larguar nga puna apo për të më detyruar të dorëzohem, dije një gjë: ke zgjedhur njeriun e gabuar.

 

Nëse ke diçka ndaj meje, dil dhe thuaje hapur. Nëse mendon se duhet të më largosh nga puna, bëje publikisht dhe mbaj përgjegjësi për vendimin tënd. Mos u fshih pas vendimeve administrative dhe mos përdor presionin si mjet politik.

 

Sepse puna ime, dinjiteti im dhe e drejta ime për të punuar nuk mund të varen nga interesat apo inatet e askujt.

 

Unë jam Berat Jakupi dhe ke zgjedhur të përballesh me njeriun që nuk është gjunjëzuar përballë presionit dhe nuk do të gjunjëzohem kurr.

Trending