Trendy

Besim Durmishi nga fshati Luboten i Shkupit është viktima e aksidentit tragjik të trafikut, ku si shkaktare përmendet Iva Mihajlova

Para 56 minuta

Besim Durmishi nga fshati Luboten i Shkupit është viktima e aksidentit tragjik të trafikut, për të cilin po zhvillohet proces gjyqësor ndaj Iva Mihajlovës, rasti i së cilës së fundmi ka shkaktuar reagime edhe në marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Aksidenti ka ndodhur më 7 tetor 2025, në rrugën Koçan–Shtip, ku Durmishi humbi jetën, ndërsa disa persona të tjerë mbetën të lënduar.

Iva Mihajlova përballet me akuzë për vepër të rëndë kundër sigurisë në komunikacion, ndërsa procesi gjyqësor ndaj saj po zhvillohet në Gjykatën e Koçanit.

Emri i viktimës, Besim Durmishi, është konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e RMV-së

Rasti është rikthyer në vëmendjen e opinionit pas pritjes së Iva Mihajlovës në nivel të lartë në Sofje, ndonëse, sipas Ministrisë së Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, ndaj saj është në fuqi një ndalesë gjyqësore.

Ministria e Drejtësisë reagoi duke theksuar se përkatësia kombëtare dhe shtetësia nuk mund të jenë bazë për trajtim të privilegjuar apo zbatim të ndryshëm të ligjit.

“Drejtësia duhet të vlejë për të gjithë, pa përjashtime dhe pa selektivitet”, thuhet në reagimin e Ministrisë.

Ndërkohë, procesi gjyqësor për aksidentin ku humbi jetën Besim Durmishi nga Luboteni vazhdon, ndërsa përgjegjësia penale e të akuzuarës mbetet për t’u përcaktuar nga gjykata./Ora24

Trending