Maqedoni

Bexheti: Nuk do t’i bojkotojmë zgjedhjet lokale, por është e mundur kriza politike

March 9, 2025, 12:03

Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, tha se BDI dhe Fronti Europian nuk kanë paralajmëruar asnjë bojkot të zgjedhjeve lokale, por siç shtoi, janë të gazshëm për zgjedhje, transmeton TV21. Mes tjerash, Bexheti tha se vendit i duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi që siç shtoi, do të ri-vendoset stabiliteti politik. Tutje tha se është e papranueshme të respektohet vetëm një legjitimitet në shtet nga dy bashkësitë më të mëdha etnike në vend.

“Përkundrazi, nuk kemi paralajmëruar asnjë bojkot, ne gjithmonë kemi qenë dhe jemi të gati për zgjedhje, dhe në zgjedhjet e fundit paralmentare, legjitimiteti i shqiptarëve, dhe bashkësive tjera etnike janë te Fronti Europian. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kuvend si debat u hapën nga të gjithë, duke filluar nga kryeministri Mickoski. Por, fakt është se vendit i duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare, për të dalë nga kjo situatë në të cilën nuk respektohet legjitimiteti i bashkësisë së dytë etnike në vend. Sepse vetëm kështu do të rivendoset stabiliteti, stabiliteti politik, por edhe mundësinë për të pasur stabilitet në ekonomi dhe në të gjitha sferat e tjera në vendin tonë dhe për të punuar drejt progresit dhe të mirës së përgjithshme të qytetarëve. Është e papranueshme të respektohet vetëm një legjitimitet në shtet nga dy bashkësitë më të mëdha etnike në vend, dhe prandaj kërkojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Natyrisht ne jemi të zgjedhur nga shqiptarët dhe qytetarët dhe jemi të vetëdijshëm se cili do të jetë reagimi, dhe prandaj është shprehur qëndrimi se nuk ka gjasa të ketë zgjedhje lokale, sepse po prishet stabiliteti etnik, dhe po shkelet”, tha Blerim Bexheti për Radio Evropa e Lirë.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_2626
Përpjekje për vendosje të linjës ajrore Prishtinë-Nju Jork
IMG_4745
Dhunë në një familje në Tetovë-46-vjeçari e sulmon fizikisht gruan e tij
IMG_2621
Tërhoqi kalin me makinën e tij në Shkup, policia merr masa ndaj autorit
IMG_2619
Aksioni policor në Haraçinë, MPB: Është arrestuar personi që kërkohej për vuajtje të dënimit me burg
Izet Mexhiti-Vlen
Fati i Taravarit brenda Qeverisë mësohet pas festave – priten takime vendimtare
IMG_2614
Imerlije Saliu: VLEN mbetet fryma e ndryshimit