Maqedoni

BFI: Të ketë dalje masive në votime, mos bini pre e thirrjeve për bojkot në afishet pa autorë në Çair

Autori

Autori

Portali Tetova

April 26, 2024, 02:04

Një natë para rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nëpër rrugët dhe kutitë postare të banorëve të Komunës së Çairit të qytetit të Shkupit, u shpërndanë afishe me përmbajtje religjioze pa autor, të cilat për qëllim kishin bojkotin e zgjedhjeve. Transparent me mbishkrim të ngjashëm u shfaq edhe gjatë muajit të Ramazanit në po të njëjtën komunë. Bashkësia Fetare Islame dhe Myftinija e Shkupit i demantojnë qëndrimet kundër votimit, si dhe bëjnë thirrje që qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, transmeton Portalb.mk.

Afishet e shpërndara gjithandej rrugëve të Çairit dhe banesat e qytetarëve në vigjilje të zgjedhje presidenciale e atyre parlamentare në RMV, janë në gjuhën shqipe, me gabime drejtshkrimore, kanë përmbajtje fetare edhe atë shkëputje nga vargjet e librit të shenjtë të myslimanëve Kur’anit, dhe të njëjtat bëjnë thirrje për bojkot të zgjedhjeve.

“Mos voto, veprat tua mos i asgjëso ! “E kush nuk gjykon me atë që zbriti Allahu ata janë mohues. (Maide : 44), Pasha Allahun ty të është shpallur edhe atyre para teje “Nëse i bën shok Allahut, veprat tua janë të asgjësuara dhe ti do të jeshë prej atyre të humburve” (Zumer : 65), Ata që ju I adhuroni në vend të Allahut, janë vetëm emra, të cilët I keni vënë ju duhet të parët tuaj, pa pasur prej tij asnjë argument. Gjykimi i takon vetëm Allahut ai ka urdhëruar që të adhuroni vetëm Atë. Kjo nuk është e vetmja fe e vërtetë, por shumica e njerëzve nuk e dijnë. ” (Jusuf : 40) ”, thuhet në njërën nga afishet.

Një transparent me përmbajte të ngjashme u vendos mbi urën e hekurt në Komunën e Çairit, pranë shkollës fillore “Liria”, me mbishkrimin “Mos voto – ke frikë ALLAHUN”, nën transparentin tjetër të vendosur nga Myftinia e Shkupit me mbishkrimin “Urime muaji i bekuar i Ramazanit”, vërehet në fotografitë e shpërndara në rrjetet sociale.

Transparenti për bojkot zgjedhor në Çair, FB
Transparenti për bojkot zgjedhor në Çair, fotografi nga faqja Ancient Illyria në Facebook
Redaksia e Portalb.mk kontaktoi myftiun Qenan Ismaili nga Myftininë e Shkupit, organ ky i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, dhe pyeti për qëndrimet institucionale fetare në lidhje me bojkotin zgjedhor, dhe i njëjti u shpreh se ndryshimet në shoqëri janë në duart e qytetarëve, në votën e tyre dhe se vetë reis ulemaja Shaqir Fetahu ka bërë thirrje për të shfrytëzuar të drejtën e votës.

“Bazuar në mendimet e shumë dijetarëve dhe akademive që kanë shqyrtuar çështjen e pjesëmarrjes aktive të shoqërisë në përzgjedhjen e udhëheqësve të tyre, edhe Bashkësia fetare Islame, kur them ajo nënkuptoj të gjitha myftinitë, janë të mendimit që, duhet të ketë dalje masive në votime sepse zgjedhja e atyre që do të udhëheqin shoqërinë është pikërisht në duart e njerëzve, në duart e popullit. Suksesi i tyre dhe prosperiteti i vetë kësaj shoqërie nënkupton nga ajo që është përzgjedhur nga vetë njerëzit. Shoqëria jonë në përgjithësi, përfshi mua dhe Reis ulemanë me të cilin publikisht kemi deklaruar se duhet të dalim të votojmë,” tha për Portalb.mk, Qenan Ismaili.

I pyetur për qëndrimet e institucioneve fetare ndaj fenomeneve të tilla dhe thirrjeve anarkiste, Ismaili tha se ato janë qëndrime individuale të cilat kanë mungesë informacioni, dhe se të njëjtat i hasim tek të gjitha palët. Ai njashtu bën thirrje që për çështjet e tilla të konsultohen organet kompetente, të cilat mbulojnë me informacione të nevojshme.

“Ajo që është zyrtare në institucionet tona fetare dhe nëpunësit fetar, te të gjithë dominon mendimi që besimtari e ka për obligim të zgjedhë udhëheqësin një shoqëri. Besimtarët, çdoherë i kemi thirrur të mos bëhen pre e individëve të cilët ndoshta edhe nuk posedojnë argumente të forta fetare, për të qenë në shërbim të dikujt që nuk i’a do të mirën kësaj shoqërie, por thjeshtë bindje të tyre personale, ngase shoqëria jonë tashmë është ngritur rrafshin intelektual, lexon dhe hulumton. Ne jemi të mendimit se çdoherë ka pasur, nga të gjitha palët e jo vetëm nga pala shqiptare myslimane, edhe në të kaluarën, individ me mendime më të mbyllura ekstreme, por të tillat kanë ngelur gjithmonë si çështje dhe bindje personale individuale. Do ishte mirë, kur ndodhin çështje të tilla, të dhënat mendimet e mendimet, “fetvatë” (përgjigjet ose udhëzimet për zgjidhjen e çështjeve juridike të Sheriatit) të merren nga institucionet përkatëse, të cilat për çdo çështje, për komunitetin e tyre, bëjnë analiza të mirëfillta, e dalin me qëndrimet e tyre konkrete”, tha myftiu.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
IMG_6742
Kupa: Struga Trim Lum sfidon Gostivarin, Shkëndija përball Detonitit
IMG_6557
Masar Omeragiq do të jetë kryetari i shtatë i FFM-së, i treti me karrierë të suksesshme futbollistike
IMG_4268
Shkëndija mund FC Shkupin në festën e madhe të “Ballistëve” dhe “Shvercerëve” në Tetovë
IMG_4197
Festa e 28 Nëntorit bashkon tifo grupet “Ballistët” dhe “Shvercerët” në Tetovë

Më shumë nga kategoria

IMG_4268
Shkëndija mund FC Shkupin në festën e madhe të “Ballistëve” dhe “Shvercerëve” në Tetovë
IMG_4197
Festa e 28 Nëntorit bashkon tifo grupet “Ballistët” dhe “Shvercerët” në Tetovë
IMG_4045
Festat e Nëntorit bashkojnë “Ballistët” dhe “Shvercerat” në Tetovë
IMG_3945
Flamuri shqiptar valëvitet në Kampionatin ballkanik të boksit në Serbi
IMG_3714
Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi
IMG_3705
Piloti holandez i Red Bull-it, Max Verstappen, fiton titullin e botës në Formula 1 në Las Vegas
IMG_2712
Vëzhguesi i UEFA-s, tregon se kur do të merret vendimi për sfidën Rumani-Kosovë
IMG_2565
Sejdini njofton tërheqjen nga posti i kryetarit të FFM-së: 7 vite më të suksesshme në historinë e futbollit të RMV-së
"A Single Numaralı Kumarhane Masalbe
Güvenilir Ve Kaliteli Casino Gamble Siteleri: Türkiye'nin Sobre İyiler
IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
Бонусы В Покердом + Промокоды На Ноябрь 2024 Бездепозитные Рабочие Бонус Коды, Актуальные Акции На Сегодня
Grubi-Mehmetaj
Mehmetaj: Ali Ahmeti duhet ta largojë Grubin menjëherë nga partia
IMG_6745
Gjuha shqipe në Kushtetuese, reagon artisti Ilir Shaqiri: Veç një germë hasmi me m’prek, n’këmbë i çoj shqiptarët krejt!