Trendy

Rama kapet edhe me hoxhallarët, i dërgon porosi imam Tërniqit: Mos bëj punën e shejtanit, vendi juaj është në xhami

Para 8 sekonda

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar me tone të ashpra ndaj disa hoxhallarëve që janë përfshirë në protesta, duke theksuar se roli i tyre është të udhëheqin besimtarët dhe të predikojnë paqen, e jo të angazhohen në përçarje politike.
Në një reagim publik, Rama u shpreh se hoxhallarët duhet të jenë të përkushtuar ndaj misionit të tyre fetar dhe të shmangin nxitjen e tensioneve në shoqëri.

“Po pyetja ime tani është, po ti o hoxhë për llogari të kujt je futur në protestë, se vendi yt është në xhami dhe për ty që duhet të drejtosh lutjet, Kurani thotë se mbi kurrizin tënd rëndon një përgjegjësi e madhe, për të paqtuar shpirtrat, për të predikuar të vërtetën dhe për të mos e fshehur dijen”, shkroi Rama.

Ai shtoi se askush nuk duhet të luajë rol përçarës mes shqiptarëve dhe paralajmëroi kundër nxitjes së ndasive fetare.

“Mos bëj punën e shejtanit duke futur xixa mes shqiptarëve, se nuk ia ka borxh askujt ky vend ndezjen e zjarreve të ndasive fetare, as mesveti, as me botën”, theksoi kryeministri.

Trending