Lajme

BFI: Uzupatorët e Myftinisë në Tetovë mundohen të krijojnë huti

April 11, 2024, 08:04

Riaseti i BFI-së në rrjetet sociale ka nxjerë një publikim ku synon se Myftinia e Tetovës manipulon me opinionin kur nxjerrë vendimet e Gjykatës së Apelit pasi ato janë vendime me afate kohore dhe jo vendime përfundimtare.

“Të nderuar besimtarë, me postimin në faqen e platformës sociale “Facebook” – Muftinia Tetovë të një vendimi të marrë nga gjykata e Apelit – Gostivar, potencohet se është fituar lënda dhe e njëjta është e plotfuqishme!

Sqarojmë se ky vendim është marrë në bazë të masës kohore (Vremena merka) dhe nuk ka të bëjë me lëndën kryesore e cila është deponuar në Gjykatën Themelore Tetovë që Qani Nesimi – ish Muftiu të largohet nga zyrat e Muftinisë së BFI – Tetovë pasi i njëjti me vendim të marrë nga Rijaseti me datë 08.11.2023 është shkarkuar nga funksioni Mufti, dmth i është marrë autorizimi (Murasele) pa të cilën nuk mund të ushtrojë këtë funksion. Gjithashtu edhe në gjendjen faktike të Regjistrit Qendror si ushtrues detyre i Muftinisë të BFI në Tetovë evidentohet z. Selver Xhemaili! Shtuar më tej, paditë e deponuara nga Qani Nesimi në Gjykatën Administrative kundër vendimeve të Rijasetit dhe Reisit të BFI (kinse i është bërë padrejtësi) janë hedhur poshtë. Fatkeqësisht ish Muftiu Qani Nesimi mundohet të krijojë huti te besimtarët dhe opinioni i gjerë me qëllim të prolongimit të qëndrimit të tij në mënyrë të paligjshme në zyrat e Muftinisë së BFI në Tetovë!” thuhet në njoftim.

Gjykata e lartë administrative më 27.03.2024 hedh poshtë të gjitha ankesat e Qani Nesimit (përndryshe profesor i rregullt në fakultetin filozofik-UT) dhe vërteton vendimet e Rijasetit të marra më 08.11.2023.

Kështu që me vendimet Gjykatës së lartë administrative vërtetohet se:

1. Shkarkimi i Qani Nesimit (tërheqja e muraseles) është bërë në mënyrë legjitime.

2. Emërimi i Selver Xhemailit si UD Mufti i Muftinisë së Tetovës është bërë në mënyrë legjitime

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje

Më shumë nga kategoria

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
taravari
Taravari: Gruevski dhe Mijallkovi janë përgjegjës për “27 prillin”
Micko
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë
policia-750x430-1-1
Tetovari mashtrohet për 2500 euro për transport mallrash për në Gjermani
spb-tetove-policia
Reçicë e Madhe-babai e gjen të vdekur djalin e tij 20-vjeçar
Thaci
Thaçi: Nuk do të bëhem pjesë e qeverisë aktuale
policija-zatvorska-grabnat-zatvorenik-840x437-1
Bastisje në Shkup dhe Gostivar: Zbulohen edhe katër persona të dyshuar për organizatë terroriste