Trendy

Biçiklisti përfundon me lëndime të rënda pas goditjes nga një automjet

Para 3 javë

Më 31.08.2026 në ora 08:10 në SPB Tetovë është raportuar se në rr. “Luboten” ka ndodhur një aksident komunikacioni midis një automjeti të udhëtarëve “Opel” me targa të Tetovës, i drejtuar nga I.I. (20) nga fshati Brodec i Tetovës, dhe një biciklete të drejtuar nga A.S. (75) nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar biciklisti, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi hetimor nga SPB Tetovë.

Trending