Trendy

Kasami e kërkoi në takimin e liderëve, votimi elektronik për diasporën po bëhet

Para 2 orë

Kodi i ri Zgjedhor, i propozuar në Kuvend, përfshin edhe mundësinë për votim elektronik për diasporën.

Kjo ka qenë kërkesa kryesore e kryetarit të VLEN-it Bilall Kasami në takimin e liderëve më 14 janar të këtij viti.

Përmes një postimi në Facebook, Kasami theksoi gjithashtu se ky ka qenë premtim parazgjedhor i VLEN-it dhe pjesë e platformës Plani 2030.

“Po jetësojmë një tjetër premtim parazgjedhor nga Platforma e VLEN-it. Premtuam votim elektronik për mërgatën dhe këtë po e realizojmë.
Kodi i ri Zgjedhor, i cili sot futet në Kuvend, përfshin risinë që diaspora të votojë në formë elektronike, duke ia mundësuar secilit mërgimtar pjesëmarrjen në zgjedhjet e vendit”, publikoi Kasami.

Ai thotë se mërgata jonë ka qenë gjithmonë pjesë e procese dhe shtyllë e zhvillimit dhe mirëqenies tonë. Tani e tutje do të jetë edhe pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes.

Trending