Kasami, përmes një reagimi publik, vuri në pah karakterin dhe përkushtimin e ekipit tetovar, duke e cilësuar rrugëtimin aktual si dëshmi të një pune dhe sakrifice të vazhdueshme drejt arenës ndërkombëtare. Ai theksoi se Tetova është krenare me përfaqësimin që po i bëhet në skenën europiane dhe se besimi për vazhdim mbetet i palëkundur.
“SHKËNDIJA ❤️🖤 Vazhdojmë ta jetojmë ëndrrën europiane, përkundër humbjes së pafat ndaj një kundërshtari shumë të fortë. Kokën lartë djema. E provojmë sërish pas një jave. Shumë krenarë me atë çfarë kemi bërë deri tani.FORCA!”, ka shkruar Kasami.
Në fotografitë e shpërndara nga ndeshja shihen gjithashtu kreu i Çairit, Izet Mexhiti dhe Ambasadori i Turqisë në vend, Fatih Ullusoy, të cilët ndoqën nga afër takimin dhe shprehën mbështetje për skuadrën tetovare.
Shkëndija mbetet me ambicie të qarta për vazhdimin e rrugëtimit në arenën ndërkombëtare, ndërsa përkrahja institucionale dhe qytetare po shihet si një shtysë e fortë drejt objektivave të radhës.








