Maqedoni

Borxhi i qytetarëve ndaj bankave është 3.9 miliardë euro

Autori

Autori

Portali Tetova

September 23, 2024, 02:09

Gjithsej 3,9 miliardë euro është borxhi i qytetarëve të Maqedonisë ndaj bankave, thuhet në raportin e Bankës Popullore. Sipas këtyre vlerësimeve, borxhi i popullsisë ndaj bankave në muajin gusht ishte 0.4 për qind më i lartë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa në nivel vjetor huamarrja është rritur për 7.2 për qind. Qytetarët gjatë muajit gusht kanë marrë hua kryesisht me kredi devizore, por në përgjithësi në nivel vjetor mbizotërojnë kreditë në denarë që qytetarët i tërheqin nga bankat. Statistikat tregojnë se kur qytetarët kanë nevojë për para, ata fokusohen më së shumti në kreditë konsumatore, pjesëmarrja e të cilave në shumën totale të kredisë është 2.02 miliardë euro. Në muajin gusht, kërkesat për kredi konsumatore shënuan rritje prej 0.3 për qind, ndërsa rritje vjetore prej 6.4 për qind. Te kreditë banesore, rritja mujore është 0.8, ndërsa rritja vjetore për 10.8 për qind. I pyetëm edhe qytetarët nëse mund të mbijetojnë pa kredi dhe ata me të cilët biseduam theksuan se është pothuajse e pamundur.

A mund të mbijetojë një familje pa marrë hua nga bankë?

“Nuk mundet, duhet të marrë nga banka, minusin, si quhet, për të jetuar. Ose të punojë, të bëjë diçka diku. Shoh pensionist që ka ardhur në punë dhe thotë se punon për të siguruar bukën e gojës”, tha një qytetar.

“Epo, 70 për qind nuk munden, kështu që nuk mund…”, tha një tjetër qytetar.

“Është e vështirë, gjithçka është shtrenjtë, në fakt e shtrenjtë, është e shtrenjtë për disa, për disa nuk është e shtrenjtë”, u shpreh një tjetër qytetar.
“Për kë si nuk e di, kush punon mund t’ia dalë”, tha një tjetër qytetar.

Ajo që është gjithashtu interesante është se borxhi i qytetarëve ndaj bankave është më i madh se borxhi që kanë kompanitë ndaj tyre. Pra, sipas këtyre të dhënave kompanitë u kanë borxh bankave një shumë prej 3.64 miliardë euro. Gjatë muajit të fundit, kreditë e miratuara për kompanitë kanë rritje prej 0.5 për qind, ndërsa rritja vjetore është 8.1 për qind. Sipas Bankës Popullore, kjo është tërësisht rezultat i rritjes së kreditimit në denarë, ndërsa kreditë në valutë të huaj kanë shënuar rënie. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC
IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi

Më shumë nga kategoria

IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi
wqfqfwqfwq
Bashkëpunimi i FSHF-së me Serbinë, reagojnë Dardanët: Turpi do të jetojë përjetë, Kosova nuk do ta falë
Balotelli-derby-della-madonina-780x439-1
Balotelli parashikon rezultatin e Derby della Madonnina
IMG_1379
Vërshime në Tetovë: U bllokua furgoni me 11 pasagjerë, uji ka hyrë në disa shtëpi!
IMG_1359
Refuzohet kallëzimi penal ndaj prokurores Fatime Fetai
IMG_1349
Ahmeti thirrje VLEN-it: Ejani bashkë ta ndalojmë poshtërimin që po na e bën Mickoski (Video)
Angela-Aggeler
Ageler: Maqedoninë e Veriut e presin shumë sfida
IMG_1346
Kupa sjell përballje ndërmjet dy Shkëndijave
IMG_1339
Shtetas kosovar i dyshuar për pengimin e një operacioni policor në Maqedoni – këto janë detajet

DIASPORA