Maqedoni

“Branitellat”, dështojnë edhe njëherë në Kuvend, Dauti: Pa debat për UÇK-në, s’ka ligj për “branitellat”

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

November 7, 2024, 05:11

Ka dështuar edhe një tentativë për ta rikthyer në rend dite propozim-Ligjin për “branitellat” në seancën e Komisionit për politika sociale, demografi dhe të rinj. Deputetja socialdemokrate, Jovanka Trençevska kërkoi që propozim-Ligji për “branitellat” i lënë jashtë procedure tashmë disa muaj të futet në rend dite. Por kryetarja e komisionit, Ilire Dauti tha se mund të thërras një seancë tjetër, por sot një propozim i tillë nuk mund të shqyrtohet.

“Nëse ju jeni të interesuar mund të thërrasim tjetër seancë me debat publik ku do të flasim dhe gjitha palët do t’i shprehin qëndrimet e veta. Unë besoj se aty do të kemi rastin të dëgjojmë se derisa flasim për periudhën 1991 e deri sot, nuk mund të përjashtojmë vitin 2001 kur kemi pasur një konflikt të armatosur në të cilin kanë qenë të përfshira dy palë”, tha Ilire Dauti, Kryetare e Komisionit për politika sociale, demografi dhe të rinj.
Deputetja e koalicionit VLEN, Imerlije Saliu kërkoi të ndërpritet puna e komisionit deri në afat të pacaktuar.

“Përpos asaj që jam kundër që të plotësohet rendi i ditës, kërkoj nga ju si kryetare e komisionit që të ndërpritet puna e komisionit këtu deri në afat të pacaktuar”, u shpreh Imerlije Saliu, Deputete e VLEN.

Puna e komisionit do të mbetet në “status quo” deri në krijimin e kushteve për miratimin e raporteve që sot ndodheshin në rend dite. LSDM-ja propozim-Ligjin për “branitellat” e dorëzoi në Kuvend në fillim të muajit shtator. I njëjti u kundërshtua nga partitë shqiptare të cilat kërkuan që bashkërisht me statusin e branitellave të rregullohet edhe statusi i ish ushtarëve të UÇK-së. Opozita maqedonase kërkoi që kreu i Kuvendit, Afrim Gashi në bazë të Rregullores të thërrasë mbledhjen e komisionit, por Gashi tha se ai mund të thërret mbledhjen e trupit punues në bazë të rëndit të ditës dhe jo të thërret mbledhjen për ta plotësuar rendin e ditës. Për veprimet Gashit, partia E Majta ka dorëzuar padi penale. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”

Më shumë nga kategoria

IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_6867
Arbitri shpërtheu në lot pas ndeshjes Lajpcig-Aston Villa
IMG_6863
Liga e Kampionëve vjen sot me nëntë ndeshje interesante – vëmendja në Dortmund dhe Torino
IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
IMG_6742
Kupa: Struga Trim Lum sfidon Gostivarin, Shkëndija përball Detonitit
IMG_9018
Kasami paralajmëron formimin e policisë komunale: Do të kontribuojë në ruajtjen e rendit publik
IMG_9009
Kërçovarët në Zvicër synojnë rekordin Guinness me burekun më të madh në botë
IMG_9006
Kosovari kapet duke vjedhur në një shtëpi në Shkup, arrestohet nga policia
IMG_8996
Pronari i “Ritron Copy” është arrestuar për tenderët për televizorë në Lotarinë Shtetërore
IMG_8989
Bexheti: Mbi 4,3 miliardë denarë janë paguar për fermerët në 6 muajt e fundit
IMG_8987
Një tjetër person është ndaluar në lidhje me rastin “Lotaria”