Trendy
24 agosto 2019 Situazione del traffico vacanziero sull'autostrada A23. Traffico dir Venezia visto dal cavalcavia 4 (sp 64). © foto Simone Ferraro

“Breshëri gjobash në rrugët e Tetovës dhe Gostivarit” – Mbi 170 shkelje të zbuluara në një ditë nga policia!

Para 11 muaj

Më 27 qershor, në kuadër të kontrolleve të përforcuara rrugore, SPB Tetovë ka evidentuar mbi 170 shkelje të rregullave të komunikacionit në qytetet e Tetovës dhe Gostivarit.

Në total, 22 shoferë u gjobitën për parkim të parregullt (Tetovë – 15, Gostivar – 7), ndërsa 12 automjete u larguan nga rruga me karrotrec. Përveç kësaj, u regjistruan edhe 136 kundërvajtje të tjera, që variojnë nga tejkalimi i shpejtësisë deri te përdorimi i telefonit gjatë ngasjes.

Policia paralajmëron kontrolle të vazhdueshme për rritjen e sigurisë në trafik dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje.

Trending