Maqedoni

Burimet në Bellasicë të Epërme janë shterur, Nasufi: Duhet ndërgjegjësim i qytetarëve

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

September 10, 2024, 01:09

Janë shterur burimet në Bellasicë të Epërme nga ku Struga furnizohet me ujë të pijshëm. Vera e thatë dhe mungesa e reshjeve e kanë bërë të veten, ndaj tani kanë mbetur vetëm burimet në Shum. Për këtë, Ndërmarrja Publike e Ujësjellësit ka filluar me kufizime nga mesnata deri në pesë të mëngjesit, në mënyrë që të sigurohet sasi e mjaftueshme e ujit gjatë ditës. Reshjet e fundit mund ta përmirësojnë pak situatën, por nuk mjaftojnë.

“Duhet të zgjidhet. Gjithçka është e mundur, për sa kohë që dëshironi”, u shpreh një qytetar.

Autoritetet lokale në Strugë para disa vitesh paralajmëruan zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm, sipas shembullit të Ohrit, me nxjerrjen e ujit nga Liqeni i Ohrit. Uji paraprakisht filtrohet dhe klorohet, përpara se të arrijë te shfrytëzuesit. Drejtori i Ujësjellësit, Dashmir Nasufi, thotë se ky projekt është ende në lojë dhe se janë në bisedë me kompanitë që kryejnë aktivitete të tilla. Ai gjithashtu apelon për vetëdijesim më të madh të qytetarëve.

Gjatë periudhës së verës në Strugë uji është vjedhur në masë të madhe. Qindra vjedhje u zbuluan në zona të ndryshme të komunës, kur banorë të pandërgjegjshëm ujisnin oborret apo kopshtet e tyre, gjë që vetëm sa e komplikon situatën. Ekspertët theksojnë se ekziston mundësia e shfrytëzimit të burimeve nënujore nga liqeni, në shtrirjen pranë fshatit Kalishtë, duke ngritur stacion pompimi dhe filtra adekuat për pastrim. I gjithë investimi do të shkonte në rreth gjysmë milioni euro. Në këtë mënyrë do të ketë 4 herë më shumë ujë sesa duhet. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje

Më shumë nga kategoria

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
anketa-IKPSJ
IKPSJ: Anketa s’është për “rejtingun”, por për “cilën parti e ndjeni më të afërt”
Blerant Ramadani
Ramadani: BDI është mësuar me dezinformata
Ali Ahmeti
Cënimi i gjuhës shqipe! Ali Ahmeti: Mos shohin ëndrra, kthim prapa s’ka!
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82
VLEN: Zgjedhjet lokale, fundi i BDI-së!
bilall-1
Ish komunistët letër të hapur Kasamit – Mos i ndryshoni emrat e rrugëve të Tetovës!
taravari
Taravari: Gruevski dhe Mijallkovi janë përgjegjës për “27 prillin”