Trendy

Çështja e presidentit, Kurti: “Ekziston mundësia jo vetëm teorike, por edhe praktike që të shkojmë sërish në zgjedhje

Para 2 javë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka përjashtuar mundësinë që vendi i vogël të shkojë sërish në zgjedhje nacionale nëse partitë politike nuk arrijnë konsensur për zgjedhjen e presidentit të ri, kur kanë mbetur edhe tre muaj para skadimit të mandatit të presidentes aktuale, Vjosa Osmani, në mars të vitit 2026.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Kosova Press” të transmetuar të dielen, fituesi i zgjedhjeve të fundit theksoi se prioritet është konstituimi i legjislaturës së re, formimi i qeverisë dhe miratimi i buxhetit për vitin 2026, para hapjes së çështjes së zgjedhjes së shefit të ri të shtetit, për të cilin duhen 80 vota në rundin e parë.

“Natyrisht, ekziston mundësia, jo vetëm teorike, por edhe praktike, që ne të shkojmë prapë në zgjedhje, në rast se nuk arrijmë ta rizgjedhim presidenten. Por, në një situatë të tillë duhet të jemi të gatshëm, pikërisht duke e pasur buxhetin e votuar. Prandaj, nuk është e shëndetshme të flasim për hapin e katërt pa i trajtuar mirë dhe kaluar këta tre të parët”.

Trending