Pas raportimeve për arrestimin e reperit të njohur shqiptar Noizy, ka reaguar menjëherë Stresi, një tjetër figurë e njohur e skenës muzikore.
Në një postim në rrjetet sociale, Stresi ka ndarë detaje nga prapaskenat e incidentit që thuhet se ka çuar në ndalimin e Noizyt. Ai ka zbuluar se bëhet fjalë për një përplasje të ndodhur verën e kaluar në një diskotekë, ku ishte përfshirë edhe një shtetas zviceran, Medi Iseni.
Stresi ka publikuar madje imazhe të Mediut të dhunuar, duke shtuar se pas kësaj ngjarjeje nuk ka udhëtuar më në Zvicër, për shkak të frikës nga ndonjë kallëzim penal që mund të ishte bërë ndaj tij.
Sipas Stresit, konflikti mes Noizyt dhe Medi Isenit përfundoi me dhunë fizike, dhe denoncimi i bërë nga Mediu në Zvicër mund të ketë pasur pasoja ligjore, që kanë çuar në arrestimin e reperit.
Ngjarja ka rikthyer në vëmendje tensionet e hershme në botën e hip-hopit shqiptar dhe ka hapur diskutime të shumta në media dhe rrjete sociale. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga avokatët e Noizyt apo institucionet përkatëse.










