Një video e fundit po bën xhiro në rrjetet sociale. Gazetarët iu afruan babait të Lamine Yamalit, Mounir, për ta uruar, por ai reagoi i acaruar:
“Çfarë doni, të jua hedh telefonin apo çfarë? Tregoni pak respekt, ju lutem.”
Ky reagim ka ngritur edhe më shumë pikëpyetje, pasi Mounir nuk është parë në asnjë nga ndeshjet e djalit të tij gjatë turneut në SHBA. Ai nuk udhëtoi me familjen, ndërsa në rrjetet sociale kanë nisur spekulimet.
Disa pretendojnë se ai ka probleme shëndetësore, por deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar. Të tjerë pyesin nëse raportet mes tij dhe familjes janë ftohur, por edhe për këtë nuk ekzistojnë prova apo deklarata që ta mbështesin.





