Cigarja, shkak që infermierja të sulmohet fizikisht në Maqedoni

Para 1 vit

Një infermiere nga Struga është sulmuar fizikisht pasi e njëjta i ka kërkuar një 52-vjeçari nga Veleshta, që ta fikë cigaren teksa ka qenë duke pirë në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Strugës, transmeton TV21.

Për 52-vjeçarin Prokuroria bëri të ditur se është ngritur aktakuzë dhe i njëjti ndodhet në paraburgim.

“Më 29 shkurt, i dyshuari ka sulmuar fizikisht një infermiere në Repartin e Kirurgjisë në ISHP Spitali i Përgjithshëm Strugë, e cila i ka kërkuar që ta fikë cigaren. Ai është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe e ka ofenduar, e më pas e ka goditur me shkelma në bark, e pastaj është larguar me vrap”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.