Në koalicionin VLEN ende nuk kanë vendosur se kush do të kandidojë për kryetar të komunës së Likovës. Po qarkullojnë tre emra si Iljasa Abazi, Mustaf Veseli dhe ish- kandidati Arsim Idrizi.
Derisa në mesin e qytetarëve flitej për këshilltarin komunal, Iljasa Abazi nga fshati Sllupçan, se do të jetë kandidati i vetëm për kryetar komune nga koalicioni VLEN, për komunën e Likovës, tash kohët e fundit ka zëra që thonë edhe për një mërgimtar nga Likova në Zvicër. Bëhet fjalë për Mustaf Veselin.
Këtyre ditëve është përfolur edhe emri i ish- kandidatit për kryetar komune nga Alternativa gjatë zgjedhjeve komunale të vitit 2021, Arsim Idrizi, kur Alternativa ishte në koalicion me ASH – në.
Zgjedhjet lokale priten të mbahen në tetor të këtij viti. (Open-TV)