Trendy

DASH: Hezbollahu merr urdhra nga Irani, bisedimet mund të nisin pasi të çarmatoset

Para 1 orë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar se Hezbollahu nuk dëshiron të bisedojë me Qeverinë libaneze, Shtetet e Bashkuara apo Izraelin, pasi, sipas tij, “thjesht po merr urdhra nga Irani”.

Një zëdhënës i DASH-it tha se Hezbollahu mund t’i nisë bisedimet me autoritetet libaneze kur të jetë i gatshëm të çarmatoset. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë dialogun me Qeverinë e Libanit.

“Kuadri Trilateral thotë qartë se Qeveria libaneze është e vetmja ndërmjetësuese legjitime për diskutimet rreth së ardhmes së Libanit dhe në emër të popullit libanez”, deklaroi zëdhënësi.

Sipas ambasadës amerikane, SHBA-ja qëndron përkrah popullit libanez dhe synon që Libani të jetë një shtet i sigurt dhe sovran.

“Siç ka thënë ambasadori Issa, ne nuk dëshirojmë asgjë tjetër përveçse që ata t’i dorëzojnë armët”, thuhet në deklaratë.

Trending