Trendy

Dasma 1 milion dollarë në Nju Jork, ish-avokatja e Trump martohet me biznesmenin turk

Para 26 minuta

Ish-avokatja e Donald Trump dhe ish-prokurorja në detyrë e New Jersey-t, Alina Habba, është martuar me biznesmenin turk Turhan Mildon, drejtues i kompanisë Miller Holding, e cila operon në sektorët e energjisë, ndërtimit dhe minierave.

Ceremonia martesore u zhvillua në hotelin luksoz Waldorf Astoria, në Manhattan, në një sallë madhështore në katin e katërt. Ambienti ishte dekoruar me pemë qershie në lulëzim dhe qindra trëndafila të kuq.

Sipas një organizatori të njohur eventesh, vetëm qiraja e sallës, muzika dhe dekorimet mund të kenë kushtuar më shumë se 1 milion dollarë, pa përfshirë shpenzimet për dhomat e miqve apo hapësirat e tjera të hotelit.

Screenshot

Çifti thuhet se e organizoi dasmën në vetëm tre muaj, në bashkëpunim me dy prej organizatorëve më të njohur të dasmave nga Palm Beach. Fillimisht, ata synonin që ceremonia të zhvillohej në hotelin historik Plaza, por nuk gjetën një datë të lirë.

Në mesin e të ftuarve ishin disa zyrtarë të administratës Trump dhe figura me ndikim në Washington. Mes tyre ishin Margo Martin, asistente speciale dhe këshilltare për komunikimin e presidentit amerikan, drejtori i FBI-së Kash Patel dhe sekretari amerikan i Drejtësisë Todd Blanche.

Në mbrëmjen festive ishte i pranishëm edhe legjenda e boksit Mike Tyson.

Donald Trump nuk mori pjesë në pritjen martesore, pasi ndodhej në Knoxville, Tennessee, ku po ndiqte një ndeshje të futbollit amerikan universitar.

Lidhja e tyre u bë publike në prill
Marrëdhënia mes Habba, 42 vjeçe, dhe Mildon, 29 vjeç, u bë publike në muajin prill, kur ata u shfaqën së bashku në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Më vonë, çifti u fotografua së bashku edhe në një aktivitet të organizuar nga një klub privat në Washington me rastin e festës kombëtare amerikane të 4 Korrikut.

Trending