Trendy

Daut Memishi nderon Sadije Alitin: Figurë e shquar e arsimit, letërsisë dhe gazetarisë shqiptare

Para 1 orë

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka shprehur respekt dhe mirënjohje për veprimtarinë shumëvjeçare të Sadije Alitit, duke e cilësuar atë si një figurë të shquar të kulturës dhe arsimit shqiptar.

Përmes një mesazhi publik, Memishi vlerësoi kontributin e saj të jashtëzakonshëm në fushën e letërsisë, gazetarisë dhe arsimit, duke theksuar se puna dhe përkushtimi i saj kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në shoqëri.
“Sot nderuam një figurë të shquar të kulturës dhe arsimit, zonjën Sadije Aliti. Me përkushtim të jashtëzakonshëm në letërsi, gazetari dhe arsim, ajo ka lënë gjurmë të thella në shoqërinë tonë, duke formuar breza dhe duke e ngritur fjalën shqipe përtej kufijve. Mirënjohje dhe respekt për këtë trashëgimi të çmuar. Urime për jubileun!”, ka shkruar Memishi.

Sadije Aliti njihet për angazhimin e saj të gjatë në fushën e arsimit dhe kulturës, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në promovimin e gjuhës, letërsisë dhe vlerave shqiptare ndër vite.

Trending