Trendy

Deari porosi BDI-së: Ju me përmbaruesit, ne me popullin!

Para 5 muaj

Duke iu përgjigjur akuzave të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe duke i përgënjeshtruar të njejtat, Nuredin Deari, udhëheqës i sektorit të Financave në Komunën e Tetovës, ka njoftuar se nén udhêheqjen e Bilall Kasamit, pêr tre vite Komuna ka arritur ta ul ndjeshëm borxhin publik, njofton gjurme.info.

Deari gjithashtu ka thënë se ajo që duket është se BDI ende zemren dhe shpirtin e ka te permbaruesit,

Sipas Dearit, BDI ende vazhdon me avazin e vjetër sesi t’i vjedhin qytetarët.

“Me këtë deklaratë ata ende dëshirojnë që paratë e qytetarëve t’i marrin përmbaruesit dhe jo ato të shkojnë në realizim të projekteve. Udhëheqësia e tanishme me kryetarin Bilall Kasami për çdo ditë po realizon projekte për të mirën e qytetarëve, këtë e kemi dëshmuar që nga fillimi i mandatit. Njëkohësisht krahas punës ne edhe e kemi ulur borxhin e komunës për më shumë se 50%, duke sjellur një trend të ri të punës në komunë. Punojmë për qytetarët, shlyejmë borxhin e komunës që e trasheguam nga BDI, me qindra përmbarues, me borxhe të mëdha, me probleme të shumta dhe gjithçka tjetër që kishte bërë BDI-ja. BDI-ja e 24 milionit.
Është menaxhimi i mirë i yni, edhe punojmë edhe ulim borxhin. Tani vazhdojmë me projektet e rradhës, TETOVA po ndërtohet dhe ka ndryshuar, ndërsa ky ndryshim nisi nga viti 2021 kur populli e kuptoi se kush jeni ju!
Ju me përmbaruesit, ne me qytetarët!”, ka shkruar Deari në FB

Trending