Trendy

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagon SHBA: Respektojeni vendimin e gjykatës

Para 3 ditë

Departamenti amerikan i Shtetit ka reaguar pas dënimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. DASH deklaron se SHBA respekton aktgjykimin dhe duke u bërë thirrje palëve të shmangin retorikën nxitëse.

Një zëdhënës i DASH-it u shpreh për mediat se Shtetet e Bashkuara respektojnë aktgjykimin e Dhomave të Specializuara, ndërsa ritheksoi mbështetjen amerikane për drejtësinë, llogaridhënien dhe sundimin e ligjit.

“Shtetet e Bashkuara respektojnë aktgjykimin e sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Ne mbështesim drejtësinë për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre dhe rikonfirmojmë mbështetjen tonë për përgjegjshmërinë, procesin e rregullt ligjor dhe sundimin e ligjit”, tha zëdhënësi.

Uashingtoni u bëri gjithashtu thirrje të gjitha palëve që të respektojnë vendimin e gjykatës dhe të shmangin retorikën nxitëse.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të respektojnë vendimin e gjykatës, të shmangin retorikën nxitëse dhe të vazhdojnë të punojnë drejt një të ardhmeje paqësore dhe demokratike”, thuhet në reagim.

Kujtojmë se, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin u shpallën fajtorë për katër akuza për krime lufte, ndërsa i liruan nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet burgim. Në total, katër ish-drejtuesve të UÇK-së u dënuan me 81 vjet burgim. Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe pritet të kundërshtohet në Apel nga avokatët mbrojtës.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi ndodhen në Hagë që prej nëntorit të vitit 2020. Procesi gjyqësor ndaj tyre nisi më 3 prill 2023. Gjatë procesit, të katër kanë kundërshtuar akuzat dhe janë deklaruar të pafajshëm.

Në llogaritjen përfundimtare të dënimit pritet të merret parasysh edhe periudha e kaluar në paraburgim.

Trending