Deputetja nga Lëvizja Demokratike, Saranda Imeri Stafai thotë se, VLEN po mbulon turpin e BDI-së, parti e cila për vite me radhë ka pëdhosur gjuhën shqipe.
“Opozita që për 20 vjet ka pasur pushtetin, tani gjen kohë për të poshtëruar gjuhën shqipe në përpjekje për t’u rikthyer në pushtet. Nuk njohin as komb, as gjuhë, as fe – vetëm interesa personale.
Por kjo nuk kalon te qytetarët.
Ata që kanë vendosur ato tabela në mënyrë të paligjshme, duke përfshirë edhe përdhosjen e gjuhës shqipe, do të marrin dënimin e merituar.”, ka shkruar deputetja, Saranda Imeri Stafai. (INA)