Trendy

Dështon Inteligjenca Artificiale! Gjiganti botëror i makinave merr vendimin drastik, kthehen me urgjencë qindra punëtorë

Para 2 orë

Inteligjenca Artificiale (AI), e cila premtonte të revolucionarizonte industrinë e automobilave dhe të zëvendësonte krahun e punës, sapo ka pësuar një goditje të rëndë nga një prej emrave më të mëdhenj në botë. Kompania e njohur e prodhimit të makinave, “Ford”, ka marrë një vendim të papritur që po bën xhiron e medias ndërkombëtare.

Gjiganti amerikan ka vendosur të rikthejë në punë me urgjencë më shumë se 300 inxhinierë veteranë dhe teknikë njerëzorë, pasi sistemet e Inteligjencës Artificiale dështuan plotësisht të garantonin kontrollet e cilësisë së mjeteve në nivelin e duhur.

Sipas raportimeve të fundit nga BBC, “Ford” zbuloi se robotët dhe programet e inteligjencës artificiale nuk arritën të kapnin detajet specifike dhe defektet teknike me të njëjtën ekspertizë dhe saktësi si njerëzit. Edhe pse fillimisht u mendua se automatizimi do të rriste efikasitetin dhe do të ulte kostot, realiteti në fabrikat e prodhimit rezultoi krejt ndryshe.

Ekspertët e industrisë theksojnë se ky vendim i “Ford” është një thirrje zgjimi për të gjitha korporatat e mëdha që po tentojnë të zëvendësojnë njerëzit me teknologji. Përvoja, intuita dhe syri i mprehtë i inxhinierëve veteranë mbeten të pazëvendësueshëm, sidomos kur bëhet fjalë për sigurinë e makinave që dalin në rrugë.

Ky hap i kompanisë tregon qartë se pavarësisht hoveve të mëdha teknologjike, “truri njerëzor” vazhdon të mbetet superior përballë makinave operative.

Trending