Trendy

Digital School Maqedoni shkëlqen në Romë, fiton 21 medalje ndërkombëtare në garat e kodimit dhe STEM

Para 3 ditë

Digital School Macedonia ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në Grand Final të garave ndërkombëtare të kodimit dhe STEM, të mbajtura në Romë të Italisë, ku nxënësit e saj fituan gjithsej 21 medalje në disa nga kategoritë më prestigjioze të garës, përcjell tetova1

Sipas njoftimit të Digital School, nxënësit përfaqësuan me dinjitet vendin në mesin e konkurrentëve nga e gjithë bota, duke arritur rezultate të larta në fushat e inteligjencës artificiale, programimit, matematikës dhe shkencës.

Rezultatet e nxënësve janë si vijon:

  • Amar Demiri – Medalje e Artë (Vendi i Parë) në AI Prompt, Medalje e Artë në Codementum, Medalje e Bronztë në CodeCombat dhe Mirënjohje në Science.
  • Jon Abdullahi – Medalje e Artë (Vendi i Parë) në AI Prompt, Medalje e Artë në Codementum dhe Medalje e Bronztë në Science.
  • Eugen Papraniku – Medalje e Artë (Vendi i Tretë) në Codementum dhe Medalje e Artë në Science.
  • Erina Ibraimi – Medalje e Argjendtë në Codementum.
  • Bulza Abdili – Medalje e Artë (Vendi i Parë) në Codementum, Medalje e Artë (Vendi i Dytë) në AI Prompt dhe Medalje e Argjendtë në Matematikë.
  • Bora Abdili – Medalje e Artë në Codementum dhe Medalje e Artë (Vendi i Tretë) në AI Prompt.
  • Bardh Sulimani – Medalje e Artë (Vendi i Tretë) në AI Prompt, Medalje e Argjendtë në Codementum dhe Mirënjohje në Science.
  • Junus Aziri – Medalje e Artë (Vendi i Dytë) në Matematikë, Medalje e Artë në Science dhe Medalje e Bronztë në AI Prompt Engineering.

Nga Digital School theksuan se këto medalje janë rezultat i talentit, disiplinës dhe punës së pandërprerë të nxënësve, të cilët dëshmuan se me përkushtim dhe besim mund të arrihen suksese në arenën ndërkombëtare.

Institucioni shprehu mirënjohje të veçantë për profesorin Verim Zhaku, duke vlerësuar përkushtimin, profesionalizmin dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme gjatë përgatitjes së nxënësve, si dhe falënderoi sponsorët dhe partnerët që mundësuan pjesëmarrjen në këtë garë.

**“🏆🔥 21 MEDALJE NDËRKOMBËTARE PËR DIGITAL SCHOOL MACEDONIA! ROMA U PUSHTUA NGA TALENTI I NXËNËSVE TANË! 🇮🇹🌍

Një natë që do të mbetet gjatë në kujtesën tonë!

Nxënësit e Digital School Macedonia shkëlqyen në Grand Final të garave ndërkombëtare të kodimit dhe STEM në Romë, Itali, duke fituar medalje në kategoritë më prestigjioze dhe duke përfaqësuar me dinjitet vendin tonë në mesin e konkurrentëve nga e gjithë bota.

🏅 Rezultatet e jashtëzakonshme të nxënësve tanë:

🥇 Amar Demiri
🏆 1st Place Gold Medal – AI Prompt
🥇 Gold Medal – Codementum
🥉 Bronze Medal – CodeCombat
🎖 Honorable Mention – Science

🥇 Jon Abdullahi
🏆 1st Place Gold Medal – AI Prompt
🥇 Gold Medal – Codementum
🥉 Bronze Medal – Science

🥇 Eugen Papraniku
🥇 Gold Medal – 3rd Place Codementum
🥇 Gold Medal – Science

🥈 Erina Ibraimi
🥈 Silver Medal – Codementum

🥇 Bulza Abdili
🏆 1st Place Gold Medal – Codementum
🥇 2nd Place Gold Medal – AI Prompt
🥈 Silver Medal – Mathematics

🥇 Bora Abdili
🥇 Gold Medal – Codementum
🥇 Gold Medal – 3rd Place AI Prompt

🥇 Bardh Sulimani
🥇 Gold Medal – 3rd Place AI Prompt
🥈 Silver Medal – Codementum
🎖 Honorable Mention – Science

🥇 Junus Aziri
🥇 Gold Medal – 2nd Place Mathematics
🥇 Gold Medal – Science
🥉 Bronze Medal – AI Prompt Engineering

💙 Këto medalje janë rezultat i talentit, disiplinës dhe punës së pandërprerë të nxënësve tanë, të cilët dëshmuan se me përkushtim dhe besim nuk ka sfidë që nuk mund të tejkalohet.

👏 Një falënderim i veçantë shkon për profesorin Verim Zhaku, për përkushtimin, profesionalizmin dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë përgatitjes së nxënësve tanë. Kontributi i tij ka qenë një nga shtyllat kryesore të këtij suksesi.

🤝 Falënderojmë nga zemra edhe të gjithë sponsorët dhe partnerët tanë, të cilët besuan në këtë mision dhe e bënë të mundur pjesëmarrjen e nxënësve tanë në këtë arenë ndërkombëtare. Mbështetja juaj është investim në të ardhmen e të rinjve tanë.

Krenarë që përfaqësuam denjësisht vendin tonë dhe Digital School në skenën ndërkombëtare!

🏆 Urime të gjithë fituesve! Ky është vetëm fillimi i shumë sukseseve edhe më të mëdha”, përfundojnë nga Digital School./tetova1.mk

Trending