Kosove

DnV thotë se dalja e qytetarëve në zgjedhje është 14.5%, tregon parregullsitë e procesit zgjedhor

February 9, 2025, 02:02

Sipas raportimeve të vëzhguesve të Demokracisë në Veprim (DnV) procesi i votimit – që nga hapja e vendvotimeve po zhvillohet në mënyrë të qetë.

Deri në orën 12:00, të drejtën kushtetuese për të votuar e kanë shfrytëzuar rreth 14.5% votuesve (me margjinë gabimi+/-0,37), nga 1,970,944 e qytetarëve me të drejtë vote.

Në komunat me shumicë serbe, dalja në votime është raportuar të jetë mbi 24% që është gati dyfish më e lartë sesa mesatarja e përgjithshme e daljes në nivel vendi.

Parregullsitë më të shprehura në procesin e votimit

Vështirësitë e votuesve në gjetjen e vendvotimit

Vëzhguesit e DnV-së kanë raportuar se deri në orën 12:00, vështirësi për ta gjetur emrin në Listë, rrjedhimisht për t’a identifikuar vendvotimin adekuat ka pasur në më shumë se 52% të vendvotimeve, deri në 10 raste të tilla. Shqetësues mbetet fakti se në 6% të vendvotimeve numri i qytetarëve që kanë raportuar për këto vështirësi ka qenë deri në 50 raste.

Këto vështirësi mund të jenë rezultat i ndryshimeve të Qendrave të Votimit nga ana e KQZ-së për shkak të rritjes së numrit të përgjithshëm të votuesve, ndonëse secili votues ishte informuar dhe kishte mundësi të kontrollojë qendrën e votimit dhe vendvotimin përmes sistemit elektronik.

Po ashtu, në këto zgjedhje ka ndryshime edhe sa i përket votimit me kusht, i cili tani mundësohet në vetëm një qendër votimi në secilën komunë.

Votimi me asistencë

Sipas rregullave të reja të KQZ-së, vetëm votuesit që nuk dinë shkrim dhe lexim dhe ata me aftësi të kufizuara mund të kërkojnë ndihmë për të votuar. Por, paraprakisht ata duhet të ofrojnë një dokument përkatës që dëshmon aftësinë e kufizuar. Asistuesi ka të drejtë të ndihmojë vetëm një votues dhe rasti i votimit me asistencë duhet të regjistrohet në Librin e Votimit. Për më tepër, stafi zgjedhor dhe vëzhguesit e akredituar e kanë të ndaluar rreptësisht të ofrojnë çfarëdo asistence në votim.

Fenomeni i votimit me asistencë ka qenë shumë i shprehur në të gjitha proceset zgjedhore të kaluara dhe është keqpërdorur për të imponuar apo deformuar vullnetin e lirë të qytetarëve. Në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2021, numri i rasteve të votimit me asistencë të rregullt ishte mbi 43,000 ose mbi 5% nga numri total i votuesve.

Deri në orën 12:00, nga numri i deritanishëm i qytetarëve që kanë votuar, 6% prej tyre kanë votuar me asistencë, e më shumë se dy të tretat prej tyre janë gra.

Po ashtu, në 17% të vendvotimeve kemi hasur në raste të izoluara ku votues të rinj në moshë kanë kërkuar të votojnë me asistencë.

Gjithsesi, nuk kanë munguar edhe rastet kur votimi me asistencë nuk është zhvilluar konform rregullave, dhe kjo ka ndodhur në raste të izoluara në 7% të vendvotimeve, ku asistuesit nuk janë evidentuar fare në Librin e Votimit.

DnV i bën thirrje kryesuesve të KVV-ve që të sigurojnë që votimi me asistencë të bëhet konform rregullave zgjedhore. Asistenca e parregullt konsiderohet shkelje e dispozitave ligjore, e dënueshme me gjobë prej 200-2000 Euro.

Ka pasur disa raste të izoluara kur më shumë se një votues ka qëndruar prapa kabinës së votimit, dhe atë si fenomen në 11% të vendvotimeve.

Votimi me dokumente pavlefshme

Dje, KQZ ka marrë vendim që të lejojë votimin edhe me dokumente identifikimi të Republikës së Kosovës (letërnjoftim, pasaportë, patentë shofer) që u ka skaduar afati. Deri në orën 12:00, në 6% të vendvotimeve ka pasur raste të izoluara kur votuesit janë identifikuar me dokumente jo valide, siç mund të jenë dokumentet e shteteve të tjera, ose ato të lëshuara nga UNMIK-u.

Fotografimi i votës

Ndonëse fenomen në përmasa të vogla, cenimi i fshehtësisë së votës i manifestuar përmes fotografimit të votës po vazhdon të shfaqet edhe në këto zgjedhje. Fotografimi i votës dhe bërja e saj publike supozohet se ndërlidhet me cenimin e fshehtësisë së votës apo blerjes së saj, por edhe frikësimin e votuesit dhe shtrembërimin e vullnetit të tij.

Deri në orën 12:00, raste të izoluara të fotografimit të votës janë hasur në 4% të vendvotimeve.

Incidentet serioze

Deri në gjysmën e ditës, në 4% të vendvotimeve është rapotuar për shkelje procedurale siç janë rastet kur kabinat e votimit janë vendosur në atë mënyrë që kanë cenuar fshehtësinë e votës. Gjithashtu janë raportuar raste sa i përket fshirjes me lehtësi të ngjyrës matrikuluese nga gishti, që mund t’i hapë rrugë mundësisë së votimit të dyfishtë.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
IMG_5718
Lazim Destani viziton klubin e Shkëndijes, mesazh mbështetje dhe inkurajimi per skuadrën
izetmexhitilajm-696x473
24 Vjet nga Fillimi i Luftimeve të Brigadës 112 “Mujdin Aliu” – Izet Mexhiti: “Sakrifica e tyre nuk do të harrohet kurrë”
IMG_8940
Nga nesër në mesnatë përfundon detyrimi për pajisje dimërore në automjete
IMG_8937
Aliber Zeqiri emërohet komandant i Stacionit Policor në Kamjan të Tetovës
IMG_8936
Fetai takoi drejtorin e NDI-së Dejvid Sir
IMG_8934
Të shtëna me armë në lagjen Dyqanxhik të Shkupit
IMG_8933
Mickoski: Po punojmë për një mega investim në infrastrukturë dhe shëndetësi prej disa miliarda eurosh