Për vite me radhë, Dr. Fitim Selimi ka qenë pranë qytetarëve, duke u shërbyer me profesionalizëm, përkushtim dhe humanizëm. Si mjek i respektuar, ai ka fituar besimin e mijëra njerëzve jo vetëm përmes dijes së tij profesionale, por edhe përmes gatishmërisë për të qenë gjithmonë pranë atyre që kanë nevojë.
Sot, me të njëjtin përkushtim që ka shëruar pacientët dhe ka mbrojtur shëndetin e tyre, ai synon të japë kontribut edhe në ndërtimin e një Kosove më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të fortë. Kandidatura e tij për deputet përfaqëson zërin e profesionistëve, të njerëzve të punës dhe të atyre që besojnë se politika duhet t’i shërbejë qytetarit.
Me përvojën, integritetin dhe reputacionin që ka ndërtuar ndër vite, Dr. Fitim Selimi sjell një model të ri përfaqësimi – një njeri që e njeh nga afër jetën dhe sfidat e qytetarëve, dhe që është i gatshëm të punojë me përgjegjësi për të ardhmen e vendit.
“Ai që ka kujdesur për shëndetin e njerëzve, sot është i gatshëm të kujdeset edhe për të ardhmen e Kosovës.” 🇽🇰
#FitimSelimi #MjekuIQytetarëve #PërNjëKosovëMëTëMirë #PDK125 #Nr37











