Trendy

Drejtori i MEPSO përshëndet miratimin e Ligjit të ri për Energjetikë: “Një hap i madh drejt së ardhmes energjetike evropiane”

Para 1 muaj

Drejtori i Përgjithshëm i Sh.A. MEPSO, me krenari të veçantë ka përshëndetur miratimin e Ligjit të ri për Energjetikë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar atë si një hap strategjik që e pozicionon vendin fuqishëm në hartën energjetike të Evropës.

“Nëpërmjet kësaj zgjidhjeje moderne ligjore, vendi ynë siguron harmonizim të plotë me Paketën e Katërt Energjetike të Bashkimit Evropian dhe përmbush detyrimet ndaj Komunitetit Evropian të Energjisë,” theksoi drejtori i MEPSO.

Sipas tij, ligji i ri sjell përfitime të drejtpërdrejta për sistemin energjetik të vendit dhe për kompaninë MEPSO, ndër të cilat:
• Krijimi i një kornize të qartë rregullatore dhe vendosja e planit vjetor të investimeve, duke mundësuar realizimin më të parashikueshëm të projekteve kapitale dhe rritjen e sigurisë për investitorët në infrastrukturën e transmetimit.
• Futja e mundësisë për ruajtjen e energjisë elektrike dhe përdorimi i sistemeve të matjes inteligjente, që krijojnë kushte për menaxhim më fleksibël të rrjetit dhe për integrimin më të madh të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.
• Vendosja e standardeve të reja dhe të përforcuara për sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e të dhënave, që do të rrisin besimin e konsumatorëve dhe stabilitetin operacional të sistemit.
• Mundësimi i bashkimit rajonal të tregjeve dhe zbatimi i rregullave të qarta për kapacitetet ndërkufitare, që e vendosin MEPSO-n në një pozitë më të fuqishme në tregun rajonal të energjisë dhe përmirësojnë likuiditetin e tregjeve balancuese.

“Me këtë ligj vendosim themelet për një stabilitet afatgjatë energjetik, digjitalizim të rrjetit dhe një tranzicion të qëndrueshëm drejt energjisë së gjelbër,” përfundoi drejtori i MEPSO, duke ritheksuar përkushtimin e ekipit të tij për modernizimin e vazhdueshëm të rrjetit të transmetimit dhe sigurimin e një furnizimi të qëndrueshëm dhe efikas për qytetarët dhe ekonominë.

Trending