Trendy

Drejtori i Teatrit të Tetovës i përgjigjet BDI-së: “Po të mos ishte për të qeshur, do ishte për të qarë!”

Para 7 muaj

Drejtori i Teatrit të Tetovës, Hasim Memishi-Sopi ka reaguar pas kërkesave të BDI-së për dorëheqjen e tij, duke theksuar se akuzat janë të pabazuara dhe se gjatë 10 muajve të fundit ka arritur rezultate konkrete për institucionin.

“Po të mos ishte për të qeshur, do ishte për të qarë! Kërkojnë dorëheqjen time, ku jam emëruar 10 muaj më parë. Nuk dua të bëj publike apo të jap sqarime për punën time, mirëpo këta nuk kanë pardon,” ka deklaruar drejtori.

Ai ka përmendur arritjet e tij gjatë periudhës në krye të teatrit:

Shlyerja e të gjitha borxheve të Teatrit;

Dhënia e 12 vendimeve të përhershme për punëtorët;

Përmirësimi i kushteve në administratë, përfshirë riparimin e kondicionerëve;

Hapja e konkurseve për 4 vende të rëndësishme pune;

Rritja e buxhetit të Teatrit me 25% krahasuar me vitin paraprak;

Sigurimi për herë të parë i buxhetit për shfaqje për fëmijë;

Bashkëpunimi me regjisorë ndërkombëtarë;

Nuk ka marrë asgjë personale nga Teatri, përfshirë as telefonin zyrtar.

“Ju jeni duke marrë kompetencat e Teatrit për të menaxhuar objektin e ri… Do mbyteni te llumi që keni ndërtuar vet për vite me radhë. Më jepni pak kohë edhe do e shihni si bëhet suksesi, dhe do turpëroheni pse nuk keni zgjedhur njerëz që dijnë të menaxhojnë,” ka shtuar drejtori.

Reagimi i tij vjen në një kohë kur tensionet mes BDI-së dhe drejtuesve të institucioneve kulturore në Tetovë janë rritur pas ndryshimeve të fundit administrative.

Trending