Dy vetura janë përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkup. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në rrugën Xhon Kenedi, përcjellë Tema.mk nga Alsat -M.
Në vendngjarje kanë intervenuar ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve, të cilat kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin. Për momentin nuk ka informacione për persona të lënduar, ndërsa autoritetet pritet të përcaktojnë shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit.










