Trendy

“E ardhmja e Gjelbër”, Kasami: Komuna e Tetovës mbetet e përkushtuar për të mbështetur nisma të tilla ekologjike

Para 2 muaj

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar për realizimin e një aktiviteti ekologjik në një nga shkollat fillore të qytetit, duke theksuar përkushtimin e Komuna e Tetovës për projekte që promovojnë kujdesin ndaj mjedisit dhe edukimin e brezave të rinj.

Në njoftimin e tij thuhet:

“Sot, në oborrin e Shkollës Fillore “Andreja Savevski – Kikish”, u realizua me sukses eventi për gjelbërimin e oborrit të shkollës në kuadër të projektit “E ardhmja e Gjelbër: Nga Kopshti në Shkollë”, në partneritet me DM drugstore markt dhe Shoqatën Ekologjike Maqedonase.

Me buzëqeshje dhe shumë energji pozitive, nxënësit, së bashku me drejtorin e Ndërmarrjes Publike Komunale Samet Bislimi, dhe të punësuarit, mbollën pemë të reja, duke dërguar një mesazh të fortë se kujdesi për natyrën fillon që në moshë të vogël.
Komuna e Tetovës mbetet e përkushtuar për të mbështetur nisma të tilla ekologjike që krijojnë një mjedis më të shëndetshëm, më të pastër dhe më të bukur për të gjithë.”

Ky aktivitet vjen si pjesë e përpjekjeve institucionale për të nxitur ndërgjegjësimin mjedisor dhe për të forcuar bashkëpunimin mes institucioneve, sektorit privat dhe shoqërisë civile në dobi të komunitetit.

Trending