Sot në spitalin e Tetovës u pranua një donacion i ri i rëndësishëm në shërbim të përmirësimit të kujdesit shëndetësor. Drejtori i institucionit, Erzen Elezi, së bashku me ekipin e tij, mirëpritën pajisjen mjekësore CTG, e destinuar për repartin e gjinekologjisë.
Bëhet fjalë për një aparat modern që shërben për monitorimin e gjendjes së pacientes dhe të kontraksioneve gjatë shtatzënisë dhe procesit të lindjes, duke mundësuar një ndjekje më të saktë dhe më të sigurt për nënën dhe foshnjën.
Nga spitali theksojnë se ky donacion përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt avancimit të shërbimeve shëndetësore dhe rritjes së cilësisë së kujdesit për pacientët.
Drejtori Elezi shprehu mirënjohje për donatorët dhe besimin e vazhdueshëm, duke theksuar se investime të tilla ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve dhe shërbimeve për qytetarët.










