Emrat e rrugëve në Tetove do të ndryshohen pas zgjedhjeve lokale.
Sipas kryetarit të komisionit për ndryshimin e emrave të rrugëve, Argjend Veliu, puna e Komisionit do të ndërpritet për shkak të dispozitave ligjore për zgjedhjet lokale.
Ai shtoi se pas pranimit të propozimeve, do të shqyrtohen vetëm 1136.
“Numri total i propozimeve të pranuara është 1850 propozime, 717 propozime janë lagruar nga ky numër, sepse përsëriten. I bie që të kemi 1136 propozime. Puna e e Komisionit do të vazhdojë, ashtu siç e cakton ligji, pas zhvillimit të zgjedhjeve lokale”, tha mes tjerash Veliu./tv21.tv





