Shqiperi

Erdogan e pret Ramën me ceremoni madhështore në Ankara

Autori

Autori

Portali Tetova

February 20, 2024, 04:02

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të Martë në Turqi, në kuadër të një vizite zyrtare.

Ashtu siç ishte parashikuar, Presidenti turk Recep Tayip Erdogan e ka pritur Ramën me një ceremoni madhështore në Ankara. Me kuaj, limuzina e nën tingujt e Himnit tonë Kombëtar, Erdogan e mirëpriti kreun e qeverisë. Madje pasi shtrënguan duart, Erdogan iu drejtua me humor Ramës duke thënë: A nuk ke ftohtë?!

Më herët Rama kreu homazhet në nder të Mustafa Kemal Ataturkut në Anitkabir, ku ishin të pranishëm edhe disa ministra të kabinetit tonë qeveritar.

Në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Turqisë dhe Shqipërisë do të nënshkruhen në vijim disa marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi dypalëshe në fushën e mjedisit, mbrojtjes, të medias dhe komunikimit, etj., e parashikuar të ndodhë rreth orës 16:45.

Në përfundim të vizitës, Kryeministri Rama dhe Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të komunikojnë për median deklaratën e përbashkët për shtyp.

Ndërsa rreth orës 17:45 do të zhvillohet një darkë mes Ramës dhe Erdogan.

Së bashku me Kryeministrin Rama pjesë e delegacionit qeveritar do të jenë dhe Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku; Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani; Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi; Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj; Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu; Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu; si dhe Ministrja i Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro./tvklan.al

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewrfgererg
Kylian Mbappe zyrtarisht lojtar i Real Madrid, pozon me fanellën e ‘los blancos’
IMG_2342
Një muaj spektakël, sonte përfundon Euro 2024, Spanja përballë Anglisë në finalen e madhe
yamal 304
Historia prekëse! Çfarë fshihet pas festimit të Yamal me numrin “304”
Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Më shumë nga kategoria

Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre
449458530_797077062572726_2017746085529832082_n
Ekipet me më së shumti tifozë në Euro 2024 – Shqipëria lë pas kombëtare të mëdha
449059413_1014848236674238_1554867321894721942_n
UEFA publikon fotot e tifozëve me shqiponjën “Kuq e Zi” të pikturuar në fytyrë
IMG_0794
Albion Musliu, ylli i ri që po shkëlqen te Shkëndija
Autobuset_Tollovi-780x470
Kaosit me transportin publik nuk i shihet fundi, qytetarët presin me orë të tëra
Car-Rental-2
SPB Tetovë: Mashtrohet një kompani “Rent a Car”, shtetasi turk ua mori veturën dhe nuk e ktheu më…
derra
Hasën në derra të egër në Shkup, autoritetet arrijnë t’i shpëtojnë tri vajza
Mickoski_26-780x470 (1)
“Kumari online”, Qeveria dorëzon dëshmitë për licencat ilegale
Drin-Ahmeti
Thellohet skandali për kompanitë e Drin Ahmetit
Durmishi_zejtaret-780x470
Durmishi viziton zejtarët, premton ndihmë për blerje veglash

DIASPORA