Bota

Erdogan: Turqia ka treguar mbështetjen ndaj Palestinës me mbi 45 mijë tonë ndihma

Autori

Autori

Portali Tetova

April 9, 2024, 12:04

Presidenti i Turqia, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vendi i tij ka treguar mbështetjen për Palestinën, e cila është zhytur nën shtypjen izraelite, duke i dërguar popullit palestinez mbi 45 mijë ton ndihma humanitare, transmeton Anadolu.

“Türkiye ka treguar se ne qëndrojmë pranë popullit palestinez në këto momente të vështira me materialin e ndihmës që kemi dërguar në rajon, duke i kaluar 45 mijë tonë në total”, tha presidenti Erdoğan në një video-mesazh, duke shtuar:

“Ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për vëllezërit dhe motrat tona palestineze derisa gjakderdhja në Gaza të ndalet dhe ata të jetojnë në një Palestinë të lirë, me Kudsin Lindor si kryeqytet, në bazë të kufijve të vitit 1967”.

Presidenti gjithashtu kritikoi Izraelin për agresionin e tij kundër Rripit të Gazës, që ka qenë nën bllokadë të paligjshme izraelite për 17 vjet, duke vrarë dhjetëra mijëra njerëz, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

“Që nga 7 tetori, Gaza ka qenë një plagë e gjakosur jo vetëm në zemrat tona, por në ndërgjegjen e mbarë njerëzimit. Jemi përballur me skena brutaliteti në të cilat spitalet, shkollat, kishat dhe xhamitë, të cilat nuk duhet të jenë në shënjestër as në luftë, janë bombarduar qëllimisht”, tha ai.

Duke theksuar se mbi 33 mijë palestinezë janë vrarë deri më tani nga Izraeli, ndërsa mbi 75 mijë janë plagosur, Erdoğan uroi gjithashtu mëshirën e Allahut për ata që humbën jetën dhe shërim të shpejtë për të plagosurit.

Lufta izraelite, tashmë në muajin e saj të gjashtë, ka shkaktuar zhvendosjen e 85 për qind të popullsisë së Gazës mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, sipas OKB-së.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e cila në janar nxori një vendim të përkohshëm duke urdhëruar Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewrfgererg
Kylian Mbappe zyrtarisht lojtar i Real Madrid, pozon me fanellën e ‘los blancos’
IMG_2342
Një muaj spektakël, sonte përfundon Euro 2024, Spanja përballë Anglisë në finalen e madhe
yamal 304
Historia prekëse! Çfarë fshihet pas festimit të Yamal me numrin “304”
Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Më shumë nga kategoria

Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre
449458530_797077062572726_2017746085529832082_n
Ekipet me më së shumti tifozë në Euro 2024 – Shqipëria lë pas kombëtare të mëdha
449059413_1014848236674238_1554867321894721942_n
UEFA publikon fotot e tifozëve me shqiponjën “Kuq e Zi” të pikturuar në fytyrë
IMG_0794
Albion Musliu, ylli i ri që po shkëlqen te Shkëndija
spanja
Trajneri i Spanjës për duelin ndaj Shqipërisë: Do t’u jap mundësi disa prej lojtarëve që kemi në stol
Autobuset_Tollovi-780x470
Kaosit me transportin publik nuk i shihet fundi, qytetarët presin me orë të tëra
Car-Rental-2
SPB Tetovë: Mashtrohet një kompani “Rent a Car”, shtetasi turk ua mori veturën dhe nuk e ktheu më…
derra
Hasën në derra të egër në Shkup, autoritetet arrijnë t’i shpëtojnë tri vajza
Mickoski_26-780x470 (1)
“Kumari online”, Qeveria dorëzon dëshmitë për licencat ilegale
Drin-Ahmeti
Thellohet skandali për kompanitë e Drin Ahmetit
Durmishi_zejtaret-780x470
Durmishi viziton zejtarët, premton ndihmë për blerje veglash

DIASPORA