Trendy

Erdogan: Turqia po kryen “revolucion të plotë” në industrinë e mbrojtjes

Para 51 minuta

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se vendi po përjeton një “revolucion të plotë” në industrinë e mbrojtjes, duke theksuar përparimin e arritur në këtë sektor.

Duke folur në festivalin teknologjik “TEKNOFEST”, në provincën juglindore të Sanliurfës, Erdogan tha se Turqia do të vazhdojë punën për të rritur arritjet në industrinë e mbrojtjes.

“Turqia po vazhdon suksesin në industrinë e mbrojtjes. Ne po kryejmë revolucion të plotë në këtë fushë”, deklaroi ai.

Erdogan tha gjithashtu se Turqia ndihmon vendet mike në përmbushjen e nevojave të tyre për mbrojtje, kur një gjë e tillë kërkohet.

“Ne besojmë se sa më të fortë të jenë miqtë tanë, aq më të fortë do të jemi edhe ne”, tha presidenti turk.

Ai shtoi se Ankaraja synon të forcojë më tej pozitën e saj në këtë sektor përmes arritjeve të reja, rekordeve dhe zhvillimit të platformave të avancuara me konkurrueshmëri të lartë dhe vlerë të shtuar.

Trending