Trendy

Është shkarkuar drejtoresha e spitalit “Kozle”

Para 5 muaj

Ministri I Shëndetësisë, Arben Taravari, sot ka nënshkruar vendimin me të cilin shkarkohet nga detyra drejtor i spitalit për fëmijë “Kozle”, Katerina Simonovska.

Në vendin e saj është emëruar profesoresha Katerina Boshkovska.
Ky vendim ka arritur në spital, shkruajnë mediat.

Udhëheqja e Simonovskës u shoqërua me një sërë sfidash, ku më e rëndësishmja ishte shpërbërja e departamentit të bronkoskopisë, si dhe mosmarrëveshjet ndërpersonale brenda institucionit.

Tensionet kulmuan me kërkesën e saj drejtuar mediave që të mos e përmendnin emrin e saj, edhe pse ajo mbante një funksion public.

Trending