Trendy

FC Xhepçishti e mbyll sezonin 2025/26 në vendin e tretë!

Para 2 javë

Ky rezultat është fryt i një sezoni të mbushur me punë të palodhshme, përkushtim, disiplinë dhe sakrificë nga futbollistët, stafi teknik dhe të gjithë ata që kanë qenë pjesë e klubit. Çdo stërvitje, çdo ndeshje dhe çdo sfidë e kaluar gjatë sezonit na ka sjellë në këtë pozitë të merituar.

Jemi krenarë që e përfaqësojmë Xhepçishtin me dinjitet dhe në mënyrën më të mirë të mundshme, duke mbrojtur ngjyrat e klubit dhe emrin e fshatit tonë në çdo fushë ku kemi luajtur.

Një falënderim i veçantë shkon për qytetarët e Xhepçishtit dhe tifozët tanë besnikë, të cilët kanë qenë pranë nesh në çdo moment të sezonit. Mbështetja juaj ka qenë forca jonë shtesë në rrugëtimin drejt këtij suksesi.

Gjithashtu, një mirënjohje e veçantë për Mujo Fazlija dhe kompaninë MF Architektur, të cilët kanë qenë mbështetësit tanë më të mëdhenj dhe kanë kontribuar vazhdimisht në zhvillimin dhe funksionimin e klubit. Faleminderit për besimin, përkrahjen dhe kontributin tuaj të çmuar për FC Xhepçishtin.

Ky vend i tretë është rezultat i një pune të përbashkët dhe një motivim i madh për sfidat që na presin në të ardhmen.

Faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e këtij rrugëtimi! Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për ta përfaqësuar Xhepçishtin sa më denjësisht.

Trending