Na nderuan me pjesëmarrjen dhe fjalën e tyre Kryeministri Hristijan Mickoski, Ambasadori i BE-së Michalis Rokas, Zëvendës-shefja e misionit të Ambasadës së SHBA-ve Nicole Varnes dhe Ambasadori i OSBE-së Kilian Wahl.
Pjesëmarrja e gjerë e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, partnerëve ndërkombëtarë dhe shoqërisë civile është dëshmi e vendosmërisë sonë të përbashkët për të luftuar këtë të keqe që e mbyt shoqërinë dhe pengon përparimin e vendit tonë.
Diskutuam për zbatimin tejet të ulët të Strategjisë Shtetërore Kundër Korrupsionit – me vetëm 18% të aktiviteteve të parashikuara të realizuara në vitin paraprak. Po ashtu, u fokusuam në përmbajtjen e projektligjit të ri për parandalimin e korrupsionit dhe domosdoshmërinë e ndryshimeve në Rregulloren e Trupit Ndërresorial, për të siguruar:
• koordinim më efikas ndërinstitucional,
• monitorim të rregullt të progresit,
• identifikim të hershëm të ngecjeve, dhe
• përshpejtim të përpjekjeve të përbashkëta kundër korrupsionit.
Korrupsioni është emergjencë kombëtare!
Status quo-ja ka marrë fund. Do të dëshmojmë me vepra konkrete se askush nuk është mbi ligjin. Do të punojmë ngushtësisht me të gjitha institucionet, me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe me shoqërinë civile për të ndërtuar një front të bashkuar kundër krimit dhe korrupsionit – duke sjellë rezultate të prekshme dhe në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve tanë.