Trendy

Fetai: Thuajse 99% e aktivistëve të degës së ASH-së në Saraj janë me VLEN-in

Para 11 muaj

Zv.Kryeministri Arben Fetai dhe ministri në ardhje i shëndetësis Azir Aliu mbrëmë kanë zhvilluar takim me aktivistët edhe në Saraj, informon portali “tetova1”.
Pas takimit Fetai ka shkruar:
“Dëgjojmë. Veprojmë. Vazhdojmë.
Nga Pollogu, vazhduam për në Saraj, zemra e Shkupit shqiptar dhe djep i vetëdijes sonë kombëtare. Saraji ka qenë gjithmonë në ballë të proceseve të rëndësishme politike dhe shoqërore, dhe edhe sot dëshmon se është i gatshëm të udhëheqë ndryshimin.
Strukturat udhëheqëse dhe thuajse 99% e aktivistëve të degës së ASH-së në Saraj janë të palëkundur në mbështetjen e tyre për një të ardhme që VLEN.
Me energji, besim dhe përkushtim, së bashku do ta çojmë përpara betejën për dinjitet dhe progres.”, ka shkruar Fetai.
/tetova1/

Trending