Zgjedhjet e fundit në Hungari, ku fitues doli Petar Maxhar me çka i dha fund qeverisë 16 vjeçare të ish kryeminsitrit, Viktor Orban, ka trazuar skenën politike në Maqedoninë e Veriut.
Lideri i opozitës maqedonase, Venko Filipçe, thotë se ish kryeminstri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, i cili është arratisur në Hungari, nga ku është strehuar për vite me radhë, duhet të kthehet dhe të përgjigjet para drejtësisë. Ai e përshëndeti mesazhin nga pushteti i ri hungarez se do t’i dorëzojë ata që i ikin drejtësisë dhe fshihen në territorin e saj. Filipçe kërkoi nga qeveria të përgjigjet nëse ka dorëzuar kërkesë për ekstradimin e Nikolla Gruevskit dhe nëse jo, pse nuk e ka bërë këtë.
“Duke qenë se lëvizja ZNAM tashmë e ka uruar fitoren e kryeministrit të ri hungarez, shtrojmë pyetjen: a ka paraqitur kjo qeveri e VMRO-së dhe ZNAM-it kërkesë për ekstradimin e Nikolla Gruevskit? Nëse jo, pse jo? Dhe nëse nuk ka, a do të dorëzojnë sot, pas deklaratës së kryeministrit të ri hungarez, një kërkesë për ekstradimin e tij në vend? Drejtësia, sado që vonon, në fund gjithmonë arrin. Ka ardhur koha për drejtësi. Ka ardhur koha për Evropën tek ne dhe në gjithë rajonin”-tha Filipçe.










