Maqedoni

Fjalimi i Gashit për vitin e ri: Viti 2025 na ofron mundësi të punojmë për shtet më të drejtë dhe më të zhvilluar

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

December 31, 2024, 01:12

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi me video-fjalim të publikuar në profilin e tij në Fejsbuk ua uroi qytetarëve Vitin e Ri 2025.

Në urimin e tij Gashi thekson se viti që po lëmë pas, ka pasur sfida, por edhe ndryshime thelbësore, ndërsa viti 2025 “na ofron mundësi të punojmë për shtet më të drejtë dhe më të zhvilluar”.

“Kur jemi në prag të ndërrimit të viteve, ndjej se është një moment i përsosur për të reflektuar mbi atë që kemi kaluar, si dhe për t’i hapur rrugën një viti të ri me mundësi të reja. Viti që po lëmë pas, ka pasur sfida, por edhe ndryshime thelbësore. Kuvendi ynë, pas rrotacionit politik këtë vit, ka pasur përbërje dhe dinamikë të re. Kemi demonstruar angazhim serioz në ngritje të transparencës dhe në diplomaci parlamentare”, thotë kryetari i Kuvendit.

Viti që vjen, na ofron mundësinë të punojmë për një shtet më të drejtë dhe më të zhvilluar, ku çdokush jeton me dinjitet dhe prosperitet.

“Angazhimi i secilit është kyç për të arritur aspiratat tona të përbashkëta. Prandaj, përtej çdo dallimi, le të punojmë bashkë për ta bërë realitet këtë shtet ideal me vlerat tona të përbashkëta. Së fundi, më lejoni që në emrin tim personal, në emër të deputetëve, dhe në emër të Kuvendit, të ju uroj një vit të ri me shëndet, paqe dhe lumturi, për ju e familjet tuaja!”, tha gashi në urim.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së

Më shumë nga kategoria

IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
IMG_1199
Arrestohet një politikan në kufirin Kosovë-Maqedoni (Foto)
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_1174
Kurti në Kaçanik, kërkon edhe një mandat për realizimin e premtimeve
IMG_1173
Kamerat “Safe city” do të regjistrojnë çdo shkelje në komunikacion, gjobat do të merren në mënyrë elektronike
IMG_1172
Taravari i ftuar në inaugurimin e presidentit Donald J. Trump në Washington
IMG_1169
Walker në Reçak: Tani ka njerëz nga e gjithë Kosova! Çdo vit mbetem i mahnitur nga numri i njerëzve që vinë këtu