Trendy

Fronti Evropian finalizon — ja kush janë kandidatët e komunave strategjike!

Para 8 muaj

“Fronti Evropian” ka finalizuar pazarin e madh zgjedhor për kandidatët për kryetarë komunash! Burime të besueshme për Kurir bëjnë me dije se është arritur marrëveshje mes partnerëve, e cila ndryshon hartën politike të garës lokale.

Ziadin Sela do të jetë kandidati për Strugën, duke marrë kështu “dritën jeshile” nga BDI që ka hequr dorë nga Ramiz Merko. Bujar Osmani do të garojë në Çair, ndërsa Arben Taravari do të tentojë një rikthim në krye të Gostivarit.

Partia e Selës do të garojë gjithashtu në Dibër me Tiron Jajagën dhe në Haraçinë me Driton Nebiun.

Nga ana tjetër, BDI ka konfirmuar kandidatët e saj: Erkan Arifi në Likovë, Bajram Rexhepi në Tetovë, Besnik Emshiu në Bogovinë, Emir Sulejmani në Zhelinë, Arkin Jahiu në Bërvenicë, Suat Shaqiri në Çashkë dhe Alija Jaoski në Pllasnicë.

Edhe Taravari do të ketë kandidatë në Vrapçisht me Isen Shabanin dhe në Saraj me Blerant Ramadanin.

Trending