Lionel Messi thotë mjaft, duke i dhënë fund aventurës me Kombëtaren e Argjentinës. Kapiteni legjendar i “Albiceleste” ka vendosur të mos jetë më pjesë e përfaqësueses, duke mbyllur një kapitull historik që zgjati për më shumë se dy dekada.
Lajmi ka shkaktuar reagime të shumta në botën e futbollit, pasi Messi konsiderohet jo vetëm një nga futbollistët më të mëdhenj të historisë, por edhe një prej figurave më të rëndësishme në historinë e Kombëtares argjentinase.
Messi debutoi me ekipin e parë të Argjentinës në vitin 2005 dhe që prej asaj kohe u shndërrua gradualisht në liderin kryesor të skuadrës.
Në 198 paraqitje, ylli argjentinas ka shënuar 116 gola, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e përfaqësueses dhe lojtari me më shumë ndeshje të zhvilluara me fanellën e Argjentinës.
Gjatë karrierës së tij ndërkombëtare, 39-vjeçari ka fituar Copa América në vitin 2021, Finalissiman në vitin 2022 dhe trofeun më të madh, Kupën e Botës në Katar në vitin 2022. Ai gjithashtu ka marrë pjesë në gjashtë edicione të Kupës së Botës, duke lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e turneut.











