Maqedoni

Fundjavën e ardhshme votimi në Kuvend – Më 24 Qershor nis punën Qeveria – Mickoski?!

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

June 15, 2024, 12:06

undjavën e ardhshme votimi në Kuvend – Më 24 Qershor nis punën Qeveria – Mickoski?!

Fundjavën e ardhshme votimi në Kuvend – Më 24 Qershor nis punën Qeveria – Mickoski?!
Publikuar 13:25 15 Qershor, 2024
Fundjavën e ardhshme, Kuvendi do ta votojë Qeverinë e re që do të udhëhiqet nga Hristijan Mickoski, kurse të hënën më 24 qershor, Ministrat e rinj pritet të marrin pozitat e tyre në Qeveri.

Burime të VMRO-DPMNE-së, kanë theksuar se plani paraprak që Maqedonia e Veriut ta ketë Qeverinë e re midis festave fetare, respektivisht më 20 qershor, është zhvendosur për më 24 qershor, sic thuhet, që deputetët të kenë më shumë kohë për të shqyrtuar programet dhe përbërjen kadrovike të kabinetit të ri qeveritar.

Ndërkohë, në seancën e Këshillit Qendror të Lëvizjes “Znam” janë bërë publike emrat e Ministrave që vijnë nga kjo parti.

Igor Filkov do të jetë Ministër I Drejtësisë, kurse Goran Minçev – Ministër për Administratë Publike.

Nga Lëvizja Znam kanë potencuar se procesi nuk ka përfunduar dhe se për momentin janë dakorduar vetëm pozitat e eshalonit të parë.

“Negociatat nuk kanë përfunduar. Për momentin bisedohet për zv/Ministra, sekretarë shtetëror, kurse gjithashtu janë hapur cështjet për eshalonin e katër dhe pestë, por ende nuk jemi dakorduar për ato pozita. Fillimisht do të bëhen publike pozitat e dakorduara me partnerët e koalicionit qeveritar, kurse më pas me procedurë interne partiake do të definohen edhe bartësit e funksioneve” – tha Nikola Memov, ZNAM.

Nga ana tjetër edhe Lëvizja Besa bëri publike emrat e Ministrave. Sipas tyre, Fatmir Limani është kandidat për Ministër për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj, Besar Durmishi për Ministër për Ekonomi dhe Punë dhe Sedat Sulejmani është kandidat për Zv/Ministër për Kulturë dhe Turizëm.

Ndërkohë Alternativa ka vendosur që ish-Drejtori I MEPSO-s, Orhan Murtezani, të propozohet si Ministër për Eurointegrime.

Ndryshe, në koalicionin VLEN për këtë post është përfolur ish-Ministri për Administratë, Admirim Aliti dhe nuk dihet se përse nga Alternativa janë përcaktuar për Murtezanin.

Këtë fundjavë, listat me propozimet për eshalonin e parë qeveritar, duhet të miratohen nga organet partiake të VMRO-DPMNE-së.

Mickoski duhet të vendos nëse me Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Transportit do të udhëheqin nënkryetarët partiak, Aleksandar Nikolovski dhe Vlado Misajlovski, por ekziston mundësia që Nikolovski ta merr pozitën e Zv/Kryeministrit.

Për Ministrinë e Brendshme planifikohet Pançe Toshkovski, me Financat Gordana Dimitrievska – Koçovska, kurse me Ministrinë e Jashtme – Timço Mucunski.

Me Arsimin pritet të udhëheq Vesna Janevska, Ministrinë për Sport – Borko Ristovski, Kulturë dhe Turizëm – Zoran Lutkov, me digjitalizimin Stefan Andonovski, Bujqësinë – Cvetan Tripunovski, kurse për Energjetikë – Tanja Bozhinovska.

Për partnerët e koalicionit të VMRO-DPMNE-së, për partinë e Serbëve planifikohet resori I marrëdhënieve midis komuniteteve kurse për Romët – Ministria pa portofol.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
IMG_1133
LD ndez motorët për krijimin e një dege të fuqishme në Tetovë
IMG_1121
Deri të premten mot i ftohtë me reshje të përkohshme të borës, gjatë fundjavës rritje e temperaturave të ditës
IMG_1119
Provo të vozitësh pa hyrë në ndonjë gropë/ Rruga në Shkup, pranë QT “East Gate” e dëmtuar rëndë
IMG_1118
Pista patinazhi në rrugët e Strugës
IMG_1117
RMV, nesër përfundon masa “Shporta e Vitit të Ri”
IMG_1114
Gashi për interpelancën ndaj Ilire Dautit: Nuk ka efekte juridike