Maqedoni

Gashi takon Spiropalin: Shpresojmë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut së bashku do të vazhdojnë rrugën drejt BE-së

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

September 23, 2024, 09:09

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, gjatë takimit me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali deklaroi se bashkëpunimi që ekizton mes dy vendeve duhet të fuqizohet dhe përmirësohet edhe më shumë në të ardhmen.
Ai tha se dy vendet në rrafshin ndërkombëtar kanë qëllime dhe interesa të njëjta, si është anëtarësimi në Bashkimin Europian, bashkëpunimi edhe më i madh në fushën e mbrojtjes në kuadër të aleancës së NATO-si dhe zhvillimi i bashkëpunimit rajonal.

“Në takimin tonë ne shprehëm pritshmërinë dhe shpresën se dy vendet tona do të vazhdojnë së
bashku në rrugën e tyre drejt integrimit evropian. Ne besojmë se kjo është shumë e rëndësishme
si për dy vendet tona, ashtu edhe për vendet e tjera të rajonit, sepse ne jemi njësoj të angazhuar
për zhvillim të gjithanshëm të Ballkanit Perëndimor. Po ashtu theksuam se zgjerimi është një nga
politikat më të mira të Unionit – një domosdoshmëri gjeostrategjike, por dhe investim afatgjatë
për të gjithë Europën në aspektin politik, të sigurisë dhe ekonomik”, ka deklaruar kryetari i kuvendit, Afrim Gashi.

Gashi tha se ata i kanë vënë vetes një synim të përbashkët, që është prioritete me interes të ndërsjellë,
shfrytëzimi më efikas i fondeve të BE-së, pjesëmarrja e përbashkët në projekte të reja në kuadër
të IPA-s, por mbi të gjitha është e nevojshme të punohet në thellimin e bashkëpunimit ekonomik
përmes promovimit të potencialeve ekonomike dhe realizimin e projekteve infrastrukturore të
rëndësishme për progresin dhe stabilitetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës
së Shqipërisë, si dhe të gjithë rajonit të Ballkanit.

“Ndërtimi i rrugëve, lidhjeve energjetike dhe hekurudhore ndërmjet dy vendeve tona në kuadër të Korridorit VIII duhet të vazhdojë gjithashtu me synimin për një shkëmbim më të madh të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve për të cilat ka një potencial të madh”, deklaroi Gashi.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_5199
Rinis kampionati elitar, fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, humb Struga
IMG_4947
Vardari refuzon kërkesën e Ballistëve: Nuk jeni të mirëseardhur!
IMG_4717
Pal Dreshaj, presidenti i skuadrës shqiptare në Mal të Zi që e dërgoi në majat e suksesit
IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës

Më shumë nga kategoria

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_5219
Familja e Frosinës udhëhoqi protestën: “Paratë e pista – pasoja vdekjeprurëse”
IMG_5217
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës, Trump uron presidenten Osmani
IMG_5211
“Kemi ndërmarrë masa urgjente për të vërtetuar gjendjen faktike për arrestimin e Emin Bajramit” – thonë nga VLEN-i
IMG_5201
Izet Mexhiti nderoi Dëshmorët e Lirisë. Vendosi lule pranë Shqiponjës së UÇK-së në Fushë Tophanë
IMG_5199
Rinis kampionati elitar, fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, humb Struga
IMG_5192
Nisma e BDI-së për reforma dhe veting brenda partisë ka shkaktuar përqeshje dhe ironi nëpër rrjetet sociale