Maqedoni

Gashi uron Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase: Lufta solli shtetin që i gëzon frytet e pavarësisë dhe demokracisë

October 23, 2024, 09:10

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka dërguar urim qytetarëve me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase.

“Me themelimin e Organizatës Revolucionare Maqedonase në vitin 1893 u krijuan bazat e luftës së organizuar për liri dhe pavarësi. Lufta dhe mosnënshtrimi i vazhdueshëm gjatë dekadave që kaluan rezultuan në krijimin e një shteti, në të cilin brezi i sotëm i gëzon frytet e pavarësisë dhe demokracisë”, theksoi Gashi.

Brezi i sotëm në shtetin tonë përballet me tundime të ndryshme dhe është vendosur para qëllimeve të tjera.

“Qëllimi ynë strategjik tani është anëtarësimi i plotë në BE dhe vendosja e mëtejshme në NATO si vend-anëtar i barabartë. Është sfidë për brezin tonë që vazhdimisht të avancojë proceset demokratike, standardet në shëndetësi, arsim dhe shkencë, sundimin e së drejtës, rrjedhat ekonomike dhe sociale dhe barazinë midis qytetarëve, pavarësisht përkatësisë kombëtare, fetare, gjinore apo politike”, thotë Gashi.

Kryetari i Kuvendit në urim theksoi se datat e rëndësishme në historinë e kombeve tona janë kujtesa jonë se duhet të veprojmë së bashku në ndërtimin e një shteti bashkëkohor dhe me prosperitet.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2758
Arrestohen tre futbollistë të KF Gostivarit
IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës

Më shumë nga kategoria

Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_2828
VLEN drejt bashkimit në një parti të vetme politike
IMG_2825
Ndërroi jetë profesori universitar prof.dr.Asllan Bilalli
zjarrfkisat-tetove
Tetovë, kontrolle intensive nga dita e martë për pajisjet kundër zjarrit
qytetar-737x470
Qytetarët: Përmbaruesit po na rrjepin
Policia_16-780x470
Një person gjendet i vdekur në parkun e Shkupit
shba
Mijëra qytetarë protestojnë kundër Trump në të gjithë SHBA-në