Trendy

Georgievski: Bullgari na dha armatim për tu mbrojtur nga Serbia, e jo për konflikt me shqiptarët

Para 3 orë

Në një intervistë të dhënë ditë më parë ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Ljupço Georgievski e ka hapur sërish njërën nga temat më të ndjeshme në historinë e re të Maqedonisë – gjendjen e sigurisë të shtetit pas pavarësisë së sajë dhe rolin e shteteve fqinje.

Georgievski gjatë intervistës direkt godet në themelet e propagandës antibullgare duke rikujtuar për faktet historike të cilat shpesh herë heshten për diskursin publik maqedonas”, shkruan “vestimak.mk”.

Ish-kryeministri gjatë intervistës parashtron një pyetje thelbësore që shpesh herë margjinalizohet nga historiagrafia maqedonase:
“Sot thjeshtë e dini, përse atëbotë sërbët na e morën armatimin? Gjithë armatimin e morën dhe përse asnjë armë nuk na dhanë?”

Momenti kur Armata Jugosllave (APJ) gjithçka mori me vete duke e zbrazur Maqedoninë nga armatimi ushtarak, duke e lënë atëbotë shtetin e ri që ishte në themelim e sipër tekstualisht “duar thatë”, është kyç për ta kuptuar kontekstin e atëhershëm gjeopolitik.

Trending