Maqedoni

Gjykata Supreme refuzon ankesën për “Alfa-n”, pamundësohet rigjykimi për Agim Islamin

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

February 14, 2024, 04:02

Gjykata Supreme hodhi poshtë ankesën e Almir Derplaninit i dënuar në rastin “Alfa”, me këtë mbyllet mundësia për rigjykim të rastit.

“Gjykata Supreme, konkretisht këshilli penal i kësaj gjykata në rastin “Alfa” ka vendosur që ta hedh poshtë ankesën e Almir Derplaninit i dënuar në rastin “Alfa”. Me këtë pamundësohet rigjykimi për këtë rast. E Agim Islami për të cilin shumë herë ishte premtuar drejtësi do të vazhdojë të mbetet në burg, deri në një moment të ri por që në këto rrethana është pothuajse i pamundur”, raporton Adrian Kerimi, Gazetar.

“Këshilli në seancën e mbajtur më 14 shkurt 2024 në rastin e njohur në opinion si “Alfa” hodhi poshtë ankesën si të pabazë”, thonë nga Gjykata Supreme.

Në këshillin i cili ka hedhur poshtë ankesën e Derplaninit i dënuar me burg të përjetshëm në këtë rast, në mesin e persë gjykatësve janë edhe dy gjykatës shqiptar: Xhemali Saiti dhe Shpend Devaja. Bashkë me to këshillin e përbëjnë: Mirjana Llazarova-Trajkovska, Anita Boshkovska dhe Jelica Krstevska.

Ankesa e Derplaninit daton nga 13 janari i vitit 2023 dhe i referohej lartësisë së dënimit, përkatësisht dënimit me burg të përjetshëm. Mbrojtja në rastin “Alfa” kishte përgatitur super ekspertizë përmes të cilës ishte dëshmuar se të dënuarit në këtë rast: Agim Islami, Almir Derplanin dhe Rexhail Qerimi tashme i ndjerë nuk janë autorët e vrasjes në parkingun e Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup në vitit 2008.

Gjykata Penale deri tek e cila ishte dorëzuar kërkesa për rigjykim mbi bazën e dëshmive të reja, kishte kërkuar së pari kushtin që Gjykata Supreme ta hedh poshtë vendimin për Derplaninin i cili ishte gjykuar në procedurë të ndarë, më pas të bashkohet lënda bashkërisht me akuzën ndaj Agim Islamit dhe në tërësi, mbi bazën e vlerësimit të dëshmive të reja, të vendoset për rigjykim. Me këtë vendim shuhet mundësia për rigjykim në këtë rrugë ligjore. Agim Islami do të vazhdojë të mbetet në burg, pavarësisht se disa herë nga eksponent politik nëpër studio televizive kishin deklaruar se ai është i pafajshëm dhe së shpejti pritet lirimi i tij. Agim Islami do të vazhdojë të mbetet në burg, derisa një fat të tillë e ndan edhe Almir Derplanini, ndërsa Rexhail Qerimi ndërroi jetë burg duke pritur drejtësi. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje

Më shumë nga kategoria

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
taravari
Taravari: Gruevski dhe Mijallkovi janë përgjegjës për “27 prillin”
Micko
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë
policia-750x430-1-1
Tetovari mashtrohet për 2500 euro për transport mallrash për në Gjermani
spb-tetove-policia
Reçicë e Madhe-babai e gjen të vdekur djalin e tij 20-vjeçar
Thaci
Thaçi: Nuk do të bëhem pjesë e qeverisë aktuale
policija-zatvorska-grabnat-zatvorenik-840x437-1
Bastisje në Shkup dhe Gostivar: Zbulohen edhe katër persona të dyshuar për organizatë terroriste